Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, KED rrëzon gjyqtaren Zhaklina Peto

Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, KED rrëzon gjyqtaren Zhaklina Peto

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka ndaluar sërish kandidimin gjyqtares Zhaklina Peto, ndonëse kjo e fundit fitoi të drejtën në gjykatë që të vlerësohej si kandidate për Gjykatën Kushtetuese. Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të hëne.  KED më parë e skualifikoi Peton me argumentin se kishte probleme me pasurinë, ndërsa Gjykata Administrative e riktheu në garë.  Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e bazoi ndalimin e kandidimit të Zhaklina Petos në raportin e ILDKPKI-së, i cili vlerësonte se ajo “nuk kishte kryer deklarim të saktë, ka mungesë dokumentacioni ligjor për burimin e pasurisë si dhe ka mosdeklarim të tyre”.

"Në lidhje me kërkesën paraprake të kandidates Zhaklina Peto, të paraqitur për pretendimin e saj mbi gjendjen e konfliktit të interesit dhe përjashtimit të të gjithë anëtarëve nga shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit të kandidaturave për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, përpara vijimit të bisedimit të Këshillit mbi gjetjet në procedurën e verifikimit të kësaj kandidateje, Kryetari dhe Zëvendëskryetari i Këshillit, në zbatim të neneve 222-225 të ligjit nr. 115/2016, pasi shqyrtuan motivet përkatëse, vendosën rrëzimin e kërkesës për përjashtimin e secilit anëtar të Këshillit nga procedurat e verifikimit të kandidatuarave të kandidates Zhaklina Peto, si të pambështetur në ligj. Në vijim, pas bisedimit të gjetjeve në procedurën e verifikimit, Këshilli vendosi : a) Ndalimin e kandidimit të kandidates Zhaklina Peto për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatës Kushtetuese, vakancë e plotë, të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018; b) Ndalimin e kandidimit të kandidates Zhaklina Peto për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatës Kushtetuese, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018",  thuhet në njoftim. 

Gjithashtu, KED ka shpallur thirrjen për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Dorëzimi i kandidaturave për personat e interesuar do të bëhet deri në datën 20 shtator.

"Gjithashtu, pas shqyrtimit të gjendjes lidhur me ecurinë e procedurës së verifikimit të kandidaturave për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, duke konstatuar se janë 4 kandidatë të lejuar për kandidim, në zbatim të nenit 147/d të Kushtetutës dhe nenit 201 të ligjit nr. 115/2016, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi: a) Pezullimin e procedurës së verifikimit të kandidaturave për plotësimin e vendit vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. b) Shpalljen e procedurës së thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Paraqitja e interesit për kandidim, së bashku me dokumentacionin shoqërues, depozitohet në zyrën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pranë Gjykatës së Lartë, deri në datën 20 Shtator 2019", përfundon njoftimi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adela: 10/09/2019 13:27

    Do ishte me vend qe krahas vleresimit pasuror, per shumicen e ketyre kandidateve te behet edhe test profesional, pasi niveli i tyre (si i zhakut ne kete rast) le shume per te deshiruar.

    Përgjigju
  • Law: 10/09/2019 04:31

    Nje big bravo per perjashtimin e kesaj fytyre hipokrite! Nje plehre ne fakultet, mediokrre. Sla leke pa marre. Se kisha dite qe qenka bere dhe gjyqtare. Dose e shemtuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun