Një natë që do të mbetet gjatë në kujtesën e adhuruesve të muzikës elektronike! Parku i Liqenit Artificial të Tiranës mblodhi mbrëmjen e së shtunës mijëra të rinj, por jo vetëm, nga Shqipëria, Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës u bënë pjesë e një super koncerti të organizuar nën tingujt magjepsës të Keinemusik - kolektivit legjendar gjerman të muzikës elektronike me në krye DJ-n dhe producentin e famshëm Adam Port.
Për herë të parë, grupi legjendar nga Berlini, i përbërë nga Adam Port, &ME, Rampa and Reznik, mjeshtrat e beats-it elektronik, zbritën në Tiranë dhe sollën një performancë spektakolare njëjtë si në festivalet më të mëdha botërore.
Nga Ibiza në Coachella, në festivalet më të mëdha e klubet më ekskluzive të botës, Keinemusik ka ndërtuar një identitet që nuk mund të imitohet
Muzika nisi që në orët e para të mbrëmjes dhe nuk u ndal deri në agim. Mbi 7 orë muzikë, tinguj afro-house dhe techno krijuan një atmosferë elektrizuese.
Keinemusik është një kolektiv dhe label gjerman i muzikës elektronike, i themeluar në Berlin nga DJ-të dhe producentët Adam Port, &ME dhe Rampa. Të njohur për stilin e tyre unik që përzien house, afro-house, techno dhe tinguj etnikë, Keinemusik kanë ndërtuar një identitet të fortë artistik që i ka çuar në skenat më të mëdha të botës - nga Coachella dhe Tomorroëland, deri te Ibiza dhe Burning Man. Performancat e tyre janë të famshme për atmosferën ritualistike dhe përvojën vizuale që krijojnë.
Edhe kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale fragmente nga koncerti elektrizues me mbishkrimin "Tirana Europiane".
Xh.K/S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Shkurt, 23:06
Kushtetuesja rrëzon Ramën dhe Balluku pezullohet, jeni dakord me vendimin?
-
Po
44.8%
-
Jo
48.8%
-
Jam i/e dyzuar
6.4%
Vota total: 6379
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër pretendon të mbajë protestë kombëtare, por sot Berisha mezi mblodhi një 'grusht' njerëz para Kryeministrisë (PAMJE me DRON)
9 Shkurt, 19:01
-
Apeli i GJKKO-së la në fuqi vendimin me 1 vit burg, Edison Memolla pritet të vetë-dorëzohet nesër në Polici! Rrogozhina drejt zgjedhjeve të reja
9 Shkurt, 18:19
-
KPA rrëzon ankimimin e SPAK, konfirmon në detyrë ndihmësen ligjore Jurida Bajraktari
9 Shkurt, 17:49
-
Mashtrim me TVSH, arrestohet biznesmeni i ndërtimit Gjergji Fela, i shkaktoi shtetit 62 mln lekë dëm
9 Shkurt, 15:50
-
Shkëlqim Hajdari merr detyrën e Prefektit të Tiranës: Ligji do të jetë busulla ime e vetme!
9 Shkurt, 15:20
-
Kapen në Rinas 26 mijë euro dhe paundë të padeklaruara, 2 persona nën hetim
9 Shkurt, 14:34
-
Korrupsion në zgjedhje, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për Memollën, vetëdorëzohet në polici! Rrogozhina pa kryetar
9 Shkurt, 13:44
-
Vodhën produkte dhe para në subjektin tregtar, arrestohen dy të rinjtë në Kamëz! Një prej tyre i dënuar më parë për vjedhje
9 Shkurt, 09:55
-
Bie aksidentalisht nga kati i dytë 46-vjeçari në Tiranë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën
8 Shkurt, 14:28
-
Nga Morina në Tufinë nën vëzhgim/ Kapet me 10 pistoleta i riu nga Kosova, 27-vjeçari do i shiste në Fresk! 2 të tjera ia shiti më herët agjentëve të infiltruar (EMRI+VIDEO)
8 Shkurt, 13:11
-
Po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës prej 2700 euro, arrestohen 2 të rinjtë në Tiranë (VIDEO)
8 Shkurt, 12:01
-
Plagosi me thikë një person në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari (EMRI)
8 Shkurt, 11:48