Keisi falenderon Zotin që u nda me Kristin: Më paska hapur sytë

Keisi falenderon Zotin që u nda me Kristin: Më paska hapur sytë

Keisi dhe Kristi

Krist Aliaj dhe Keisi Medini u ndanë. Para disa ditësh vetë 22-vjeçarja i tha Kristit se nuk dëshironte më të vazhdojë njohjen me të, teksa ky i fundit duket se është pajtuar me këtë vendim të Keisit.

Së fundmi teksa të gjithë banorët ishin mbledhur në verandë dhe po bisedonin me njëri-tjetrin, Keisit i bëri përshtypje sjellja e Kristit, i cili e injoroi totalisht kur po fliste.

Ajo tha se Zoti i paska hapur sytë, sepse më parë nuk e kishte vënë re këtë sjellje të Kristit. Duke folur me Antonetën dhe Dean, Keisi tha se kur atë e injorojnë një herë, ajo të injoron 100-fish.

Ndonëse nuk e shfaqi shumë përpara banorëve, Keisi nuk u ndje aspak mirë nga mënyra se si Kristi e injoroi atë, në momentin që Keisi po fliste.

Duke folur me Antonetën, Keisi tha se ajo nuk ka çfarë thotë më për Kristin dhe se të gjitha çfarë ka patur për të thënë, i ka treguar edhe në dhomën e rrëfimit, por edhe banorëve.

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur