Ish-banori i Big Brother Vip, Krist Aliaj, i cili ka qenë ndër figurat më të komentuara duket se nuk do ta lërë me aq eksperiencën në ekran.
Kristi do shfaqet në një projekt të ri televiziv. Ai ka postuar një foto në instagram duke i bërë shumë kuriozë ndjekësit, pasi ka shkruar se së shpejti do të jetë në ekran. Nuk dihet ende se në cilin program do të jetë këtë herë ama dihet se do të jetë pjesë e ekranit.
“Së shpejti në ekrane”– shkruan ai krah fotos që ka postuar në Instagram.