Kek çokollate
Përbërësit:
- 250 gr çokollatë fondente
- 250 gr miell
- 250 gr gjalpë
- 250 gr sheqer
- 8 kokrra vezë
- 1 bustinë vanilje
Përgatitja:
Çokollatën e shkrijmë në banjomari së bashku me gjalpin dhe e lëmë të ftohet. Rrahim vezët me sheqerin dhe më pas shtojmë çokollatën. E trazojmë mirë dhe gradualisht hedhim miellin e trazuar me vaniljen. Masa e brumit të kekut duhet të jetë kremoze dhe e rrjedhshme. E hedhim në një formë keku dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta.