KËLCYRË- Janë rreth 12 familje që bashkëjetojnë çdo ditë me aromën e rëndë, mizat e shumta dhe rrezikun e përhapjes së sëmundjeve në qytetin e Këlcyrës. Prej 5 muajsh kanë bërë disa ankesa në Bashki dhe në Ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve por nuk kanë gjetur zgjidhje.
Punonjësit e komunales kanë hapur tre gropa, por ujërat e zeza vazhdojnë të jenë në sipërfaqe.
“Prej muajsh po jetojmë kështu, era është e padurueshme dhe kemi frikë për shëndetin e fëmijëve.”
Problemi është shtrirë edhe brenda pallatit. Ujërat e zeza kanë depërtuar në katet e para, duke shkaktuar lagështirë në mure.
“Uji na hyn brenda shtëpisë, muret janë bërë me myk dhe era nuk durohet.”
Sipas banorëve, kjo është pasojë e linjës së amortizuar të kanalizimeve dhe venddepozitimit të ujërave të zeza, pranë rrjedhës. Vetëm pas interesimit të medias ka reaguar Bashkia e Këlcyrës, e cila pranon problematikën dhe premton ndërhyrje.
“Kjo situatë do të zgjidhet brenda këtij muaji. Do të ndërhyjmë për të normalizuar rrjetin e kanalizimeve dhe pusetat edhe pse kjo është detyrë e ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve tha zyrtari lokal.
Rrjeti i kanalizimeve në Bashkinë e Këlcyrës mbetet problematik edhe në zona të tjera të qytetit.
Komente











Ulini çmimin përti shitur!
Përgjigju