Këlcyrë, ekzekutohet në taksi
inspektori, 2 të ndaluar tek Tre Urat

Këlcyrë, ekzekutohet në taksi<br />inspektori, 2 të ndaluar tek Tre Urat
PERMET - Një pasagjer ka vrarë bashkëudhëtarin e tij gjatë një udhëtimi me taksi nga Përmeti drejt Këlcyrës. Viktima së bashku me autorin po udhëtonin në të njëjtin taksi për në Këlcyrë. Viktima quhet Andi Naçi, 28 vjeç me detyrë inspektor i Agjensisë Rajonale për Mjedisin në Gjirokastër. Ai ishte i divorcuar jo ligjërisht dhe bashkëshortja e tij kishte lëshuar një urdhër-ndalimi për të mos e lejuar viktimën t'i afrohej, pasi e dhunonte. Policia dyshon se vrasja mund të ketë ndodhur për hakmarrje.

VRASJA
Një telefonatë e mbërritur dje pasdite në policinë e Gjirokastrës njoftoi se rreth 300 metra pa hyrë në qytetin e Këlcyrës afër grykës së Këlcyrës ka ndodhur një vrajse me armë zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas. Nga të dhënat paraprake të siguruara nga policia mësohet se vrasja ka ndodhur kështu:

"Në automjetin tip Benz me targa Pr 2012 B, që drejtohej nga Robert Çoka, 46 vjeç nga Këlcyra, i cili udhëtonte nga Ura e Lekëlit për në Përmet dhe punonte si taksixhi, kanë hipur si pasagjerë tre shtetas tek Ura e Lekëlit. Në vendin e parë shtetasi Andi Naçi dhe nga mbrapa dy shtetas të tjerë, një nga fshati Kataundishtë i Përmetit dhe një shtetas tjetër i panjohur.

Midis Grykës së Këlcyrës dhe qytetit të Këlcyrës rreth 300 metra pa u futur në qytet, shtetasi i panjohur, që ishte pasagjer i ulur në sediljen e pasme mbrapa sediljes së parë të pasagjerit i ka kërkuar drejtuesit të automjetit, që ta mbante automjetitn për të kryer nevojat personale .

Drejtuesi i automjetit ka mbajtur makinën dhe në momentin që makina ka ndaluar shtetasi që ishte pasagjer, i cili i kërkoi të mbante makinën, ka hapur derën dhe duke dalë jo plotësisht nga makina ka nxjerrë nga xhepi një armë zjarri pistoletë dhe e ka shkrepur në drejtim të pasagjerit të parë. Në shkrepjen e parë pistoleta nuk qëlloi dhe shtetasi e rimbushi për së dyti me një shpejtësi të madhe dhe herën e dytë ka qëlluar në mes të shpatullave pasagjerin që ishte në vendin e parë, shtetasin Andi Naci dhe menjëherë është hedhur nga makina, pasi drejtuesi i automjetit i dha gaz makinës nga frika "- thuhet në njoftimin e policisë.

VIKTIMA, INSPEKTOR NË AGJENCINE RAJONALE PËR MJEDISIN, ISHTE I DIVORCUAR
Drejtuesi i automjetit ka lëvizuar me shpejtësi në drejtim të spitalit të Këlcyrës për t'i dhënë ndihmën e parë mjeksore shtetasit Andi Naçi, si dhe ka njoftuar policinë e Përmetit për ngjarjen.

Por në momentin që ka mbërritur në spital viktima  Andi Naçi, 28 vjeç nga Përmeti, me detyrë inspektor i Agjensisë Rajonale për Mjedisin në Gjirokastër ka humbur jetën.

Andi Naçi ishte i divorcuar jo ligjërisht nga bashkëshortia e tij dhe fëmija 1 vjeç e gjysmë dhe bashkëshortja e tij që prej datës 02.04.2013 ishte me urdhër mbrojtjeje nga gjykata, pasi ish bashkëshorti ushtronte dhunë dhe e kërcënonte.

AUTORI QELLOI ME MAKAROV, DYSHOHET PËR HAKMARRJE
Sipas grupit hetimor gëzhoja është nxjerrë nga armë zjarri pistoletë Makarov. Autori i vrasjes së Andi Naçit dyshohet se është larguar në drejtim të shtratit të lumit Vjosë ose në drejtim të pyllit. Forca të shumta policie po krehin zonën dhe janë ngritur disa pika kontrolli në akset rrugore Këlcyrë Përmet, Këlcyrë -Lekël e Tepelenë. Policia po heton në disa pista, por pista e parë ëshë ajo e hakmarrjes. Policia informon se po punohet intesivisht për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen dhe arrestimin e autorit.
andi naçi, makina ku u vra
(Foto: Makina dhe sedilja ku ishte ulur viktima, djathtas Andi Naçi, viktima)

Policia ka shoqëruar mbrëmë 5 persona dhe po merren në pyetje lidhur me vrasjen e 28 vjeçarit, mes tyre edhe shoferin e taksisë, Robert Çoka 46 vjec dhe pasagjerin tjetër, I cili zbriti gjatë rrugës, para se të ndodhte krimi.

Po ashtu, mëngjesin e sotëm policia kufitare e "Tre Urave" në Përmet ka shoqëruar edhe dy persona të tjerë teksa po tentonin te kalonin kufirin e gjelbër në mënyrë ilegale. Sipas policisë ata janë nga Burreli dhe nga Kamza dhe po hetohet nëse ka lidhje me vrasjen e djeshme.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE