107 kilogramë kanabis janë sekuestruar në fshatin Liman të Këlcyrës, ku gjatë kontrollit të territorit policia ka gjetur në një ambient të hapur disa thasë në të cilët ishte paketuar droga.
Policia ka shpallur në kërkim dy persona, indentiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për arsye hetimi, si dhe ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit, 35- vjeçarin P.K.
[gallery]23376[/gallery]
Njoftimi i policisë
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, gjithashtu dhe në vijim të kontrollit të territorit, si dhe mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër zhvilluan operacionin antidrogë "LIMARI".
Si rezultat i operacionit, në vendin e quajtur "Ferra e Kuqe", në një ambjent të hapur, në afërsi të fshatit Limar, Këlcyrë, nga shërbimet e policisë u gjetën disa thasë, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Pesha totale e lëndës ishte 107 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:
P.K, 35 vjeç, (kryeplak i fshatit Limar), për veprat penale "Shpërdorim i detyrës" dhe "Moskallëzim i krimit".
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dy persona, për arsye hetime sjepen të dhëna.
Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO