Keleri dhe Venera do të prezantojnë “Top Fest”

Keleri dhe Venera do të prezantojnë “Top Fest”
Keleri dhe Venera, dy nga personazhet e edicionit të dytë të spektaklit muzikor “The voice” do të prezantojnë “Top Fest”.

Venera është dhe fituesja e “The Voice of Albania 2”.



Top Channel ka vendosur që të jenë dy artistët e rinj prezantuesit që do të zbresin në skenën e “Top Fest” këtë vit.

Gjithashtu dhe Klea, një vajzë, e cila është shfaqur së fundmi në disa emisione të Top Channel do të jetë e pranishme në fazat e para si prezantuese.



“Janë duke u bërë përgatitjet e fundit. Top Fest vjen me disa të reja, tre prezantues të rinj që do të zbresin në skenën e Top Fest. Në fillim do të sjellim 130 artistë të rinj dhe pastaj do të vijë edhe faza gjysmëfinale, ku përzgjidhen këngët më të mira”- ka thënë regjisori Ergys Lubonja.



Më tej ai ka theksuar se ky do të jetë një edicion plot surpriza.

(b.t/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim