Venera është dhe fituesja e “The Voice of Albania 2”.
Top Channel ka vendosur që të jenë dy artistët e rinj prezantuesit që do të zbresin në skenën e “Top Fest” këtë vit.
Gjithashtu dhe Klea, një vajzë, e cila është shfaqur së fundmi në disa emisione të Top Channel do të jetë e pranishme në fazat e para si prezantuese.
“Janë duke u bërë përgatitjet e fundit. Top Fest vjen me disa të reja, tre prezantues të rinj që do të zbresin në skenën e Top Fest. Në fillim do të sjellim 130 artistë të rinj dhe pastaj do të vijë edhe faza gjysmëfinale, ku përzgjidhen këngët më të mira”- ka thënë regjisori Ergys Lubonja.
Më tej ai ka theksuar se ky do të jetë një edicion plot surpriza.
(b.t/shqiptarja.com)