Këlliçi: I vetmi moment që Basha bashkoi demokratët ishte për dorëheqjen e tij

 Këlliçi: I vetmi moment që Basha bashkoi demokratët ishte për dorëheqjen e tij

Belind Këlliçi dhe Lulzim Basha

“I vetmi moment që bashkove demokratët ishte për dorëheqjen tënde”, kështu iu drejtua deputeti Belind Këlliçi kryedemokrati Lulzim Basha, duke thënë se sipas tij ai është shkarkuar në Kuvendin Kombëtar më 11 dhjetor të vitit të kaluar.

Duke e cilësuar si “kolegë”, Këlliçi tha se Basha nuk është zgjidhja e krizës brenda Partisë Demokratike, edhe pse në mbledhjen me krerët e degëve të PD në selinë blu mbrëmjen e kësaj të diele theksoi disa herë se është i hapur ndaj gjetjes së një zgjidhjeje.

“Kolegu ynë Lulzim!

Ke dy ditë që dredhon live para kamerave. Selia e PD ndodhet në qendër të Tiranës, prandaj mos i bjer nga Kina!

I vetmi moment që bashkove demokratët ishte për dorëheqjen tënde, e cila është fakt i kryer pasi Kuvendi Kombëtar të ka shkarkuar nga funksioni më 11 dhjetor. Nuk priti humbjen e gjashtë.

Ti sot nuk je aspak pjesë e zgjidhjes.

Ke mbushur dynjanë sikur grupi ynë parlamentar është dakordësuar që Berisha të largohet. Sikur zëdhënës i grupit të ishe, me këtë gënjeshtër që ke thënë, do ishe shkarkuar njëzëri.

Mjaft me këto lojëra e marifete! Ka një kohë maturimi për të gjitha. Edhe për burrninë.”, shkruan ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
Paloka: Basha u pasurua pas çdo humbjeje, PD dhe demokratët nuk do të mbeten pengjet e tij

Deputeti i PD, Edi Paloka ka kujtuar një nga deklaratat e fundit të kryedmeokratit Lulzim Basha “nuk kam humbur asnjëherë” duke thënë se kjo është vërtet, pasi atij i është shtuar pasuria pas çdo disfate.

Paloka tha se ata që kanë humbur janë demokratët.

Deputeti tha se PD dhe demokratët nuk do të mbeten pengjet e Bashës.

“Sinqeriteti i L.B

Dy herë, me dy deklarata të tij se fundmi, L.B është treguar vërtetë i sinqerte !

Deklaroi se “nuk ka humbur asnjëherë” !

Shumë e vërtetë, ai nuk ka humbur asnjëherë, përkundrazi pas çdo humbjeje të PD atij i janë shtuar pasuritë . Ata qe kanë humbur kane qenë demokratët.

Tani deklaron se është gati të bej çdo gjë që ka në dorë por jo dorëheqjen që i kërkon grupi i tij. Kjo për arsyen e thjeshtë se dorëheqjen nuk e ka ne dore ai, po ata që e mbajnë peng !

Por as PD as demokratet nuk mund te mbeten peng i tij. Tani rruga për t’u ndjekur dihet . Secili bën zgjedhjen e tij.”, shkruan Paloka në një postim në rrjetin e tij social Facebook.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Katarakti: 14/03/2022 10:31

    Paloka dhe Kellici?! Njeri flet per pasurimin e Bashes dhe tjetri per "burrnine" e tij! Thua keta jane politikane te PD te Saliut? Kaq mund te ofrojne per publikun! Edhe keto i kane nga fjalori i Saliut! Nuk ka njeri qe te flase pa degjuar Sali kriminelin me pare! Po lebetitet Rama thote Sala! Ky njeri,ky kriminel ,ky spiun,ky armiku me i madh i popullit thret per lebetitje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion