Partitë politike kanë nisur prezantimin e kandidatëve për deputetë në të gjithë vendin, e njëkohësisht edhe krahasimin me kundërshtarët, se cilat lista përfaqësojnë më denjësisht qytetarin shqiptar që do ta votojë në 25 prill.
Tirana, si një nga epiqendrat e luftës elektorale, prodhoi surpriza, duke sjellë në garë figura të reja. Për herë të parë, demokratët i besuan edhe kreut të FRPD, Belind Këlliçit, kandidimin për deputet. Për Report Tv, ky i fundit thotë se selia blu, ka prodhuar një listë me modele normale.
“Partia Demokratike ka promovuar të rinjtë, që kanë bërë opozitë, që kanë qëndruar pranë qytetarëve, aktivë në mbrojtje të interesave të shqiptarëve. Kemi një kompozim të figurave të përvojës me risinë”, tha Këlliçi
Këlliçi pranon se lista prodhoi debat, por kundërshtimet i quan normale në një parti të hapur.
“Ka patur debate të brendshme, është krejt normale, jemi parti e hapur, por në fund është mbështetur mendimi i shumicës. Kemi pritshmëritë tona në çdo qark dhe në rang kombëtar, do të jetë një rezultat surprizë sepse e dalloj te qëndrimi i njerëzve, që thonë mjaft më, ka ardhur koha për të ndryshuar, dhe këtë ndryshim do ta sjellim të gjithë bashkë", tha ai
Boshti i listave të PS, sipas Këllicit, janë kriminelët.
"Në mes të pandemisë heq një nga figurat më të rëndësishme, lë sistemin shëndetësor me një ekspert minus, për të shërbyer si fasadë e për të mbuluar të inkriminuarit që ndodhen brenda listave të PS, që përbeëjnë boshtin e PS. Lista e Durrësit është me 3 kriminelë brenda", tha Këlliçi.
Nënshkrimi i marrëveshjes për Bashkëpunim pas zgjedhjeve me LSI, kandidati për deputet i Tiranës, nuk e sheh si diçka që mund të zbehë besimin e demokratëve. Sipas tij, firma e hedhur mes Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit mëngjesin e 1 marsit, garanton fitoren dhe ndryshimin.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Babalja'/ Relatori për çështjen e Ervin Salianjit, PD sulmon sërish Gjykatën e Lartë: Manipuloi procesin, i zhvendosni ligjet sipas dëshirës
28 Janar, 16:04
-
Bardhi takohet me Raportuesin e ri të Parlamentit Europian: I kërkova Schieder vëmëndje për situatën parazgjedhore në Shqipëri, të mos cenohet vota
28 Janar, 15:56
-
Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së të Dhënave, aktivitet ndërgjegjësues me nxënës, prindër dhe mësues në gjimnazin ‘Sami Frashëri’
28 Janar, 15:42
-
Komisioni i Ekonomisë/ Investimet Strategjike, afati i aplikimeve shtyhet deri më 2026! PD: Favorizon klientët e Qeverisë
28 Janar, 15:21
-
Tiranë/ Bastisja e bizneseve dhe shtëpive në seri, goditet grupi i 3 hajdutëve! Njëri arrestohet dhe dy të tjerët arratisen (VIDEO)
28 Janar, 14:53
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Tiranë/ Djali 12-vjeçar i vdiq te Pediatria e QSUT, nëna e Leo Sadikajt dhunon mjeken, 44-vjeçarja merret nën hetim
28 Janar, 14:34
-
Tiranë/ Thyen arrestin shtëpiak, 39-vjeçari arrestohet përsëri për drejtim mjeti në gjendje të dehur! I ngrihen 2 akuza (VIDEO)
28 Janar, 14:19
-
Tiranë/ 51-vjeçari plagos me thikë dy vëllezërit! Autori shoqërohet në polici (EMRAT)
28 Janar, 13:55
-
'Protesta e PD-së nuk ka lidhje me mosbindjen civile', Kikia: Primaret pa standard, pasi mungon kultura demokratike! Opozita nuk ka një skuadër të gatshme për të qeverisur
28 Janar, 13:53
-
Bardhi akuza mazhorancës: Prej muajsh po destabilizon Gjykatën Kushtetuese me qëllim kapjen! Po vë në diskutim mandatin e disa anëtarëve të saj
28 Janar, 13:32
-
Zgjedhjet/ KQZ vendos si do 'ndahen' KZAZ-të! Tom Doshi merr 1 anëtar si pjesë e shumicës, 2 i merr PS, 2 PD dhe 1 PL
28 Janar, 13:12
Sa te thella i paska patur rrenjet menyra Berishiane e politikes. 30 vite shani njoni tjetrin. Te gjith politikanet ne shqiperi te infektuar me virusin berishian. 30 vjet vetem sharje, dhune, vjedhje. Qr. Kta dun tritolin ne b...
PërgjigjuO Kerriç po qe se ke probleme me kandidatet e PS denoncoi publikisht
PërgjigjuModel te bukur keni o Belind gerrnetaxhiu i pd se. Sidomos Muli vagabondin, Xhelal horrin, Paloqen,
Përgjigjuata thone pere ju ,ju thoni pere ata cfare politike e qelbure eshte kjo 30 vjecare ,po ju do e beni SHqioerin oo
PërgjigjuBlendi Kerrici e ngaterron me listat e tij,ku jane gjithe llumi i shqiptareve.
Përgjigju