Këlliçi nga selia blu: Deputetët demokratë të ulen me njeri-tjetrin, duhet të ecim përpara

Deputeti Belind Këlliçi tha për mediat nga selia blu se deputetët e Partisë Demokratike pas krizës më të madhe të përjetuar ndonjëherë, duhet të ulen me njeri-tjetrin në mënyrë që ecet përpara.

Ai kujtoi propozimin e bërë nga deputetja Ina Zhupa e cila kërkoi një mbledhje bashkimi të 52 deputetëve të zgjedhur nga shqiptarët, për t’i dhënë një zgjidhje situatës aktuale në vendin tonë.

Sipas Këlliçit me vendimin e gjykatës “lufta” brenda PD është ezauruar.

“Organi i vetëm legjitim i PD është grupi parlamentar, do të ketë një tentative për t’u ulur të gjithë deputetët. Kam parë Ina Zhupën e cila kërkonte të uleshim të gjitha bashkë për të diskutuar. Më duket një propozim interesant. Deputetët e PD duhet të ulen me njeri-tjetrin që të ecim përpara. Unë e konsideroj të ezauruar çështjen e luftës së brendshme në PD.”, tha ai.

Pas vendimit të gjykatës për të regjistruar statutin e Berishës, Komisioni i Rithemelimit i drejtuar nga Sali Berisha mori selinë blu, ndërsa i hoqi fortifikimet që i ishin bërë godinës, nga dyert e blinduara në adezivë. Pas marrjes sërish së PD, Berisha ka bërë thirrje për bashkim të demokratëve, por ato duken ende më të përçarë se kurrë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari