
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, njëherazi kandidati i për kryetar Bashkie në Tiranë i dalë nga Primaret e organizuara nga Berisha, ka reaguar pas vendimit të Apelit për vulën e PD. Sipas Këlliçit, sot u dëshmua që Edi Rama dhe Erion Veliaj po lëvizin çdo gur, çdo instrument që kanë në dorë, për të mos lejuar zgjedhje të lira dhe garë të ndershme.
“Sot u dëshmua që Edi Rama dhe Erion Veliaj po lëvizin çdo gur, çdo instrument që kanë në dorë, për të mos lejuar zgjedhje të lira dhe garë të ndershme. Ata kanë frikë nga ju, nga vota e lirë. Vendimi i sotëm tregon se pala tjetër është e dëshpëruar përderisa i duhet që të përdorë marifete të pista për të manipuluar zgjedhjet. Sot u dha një goditje ndaj pluralizmit. Ata kanë frikë nga vullneti i qytetarëve, sepse Veliaj ka lënë pas dore banorët e Tiranës. Kudo që shkoj në qytetin tim, njerëzit janë të bindur se ka ardhur koha për ndryshim.
E dënoj me forcë këtë akt të shëmtuar. Gjithashtu garantoj demokratët dhe qytetarët që kjo pengesë e re nuk do të na ndalojë dot në betejën tonë për votën, për lirinë e zgjedhjes, për kthimin e Bashkisë së Tiranës në shinat e ligjshmërisë dhe në funksion të interesit publik. Nuk ka pushtet, regjim, nuk ka dhunë e para, që të mund të ndalë vullnetin e qytetarëve dhe banorëve të Tiranës, për ndryshim. Një forcë politike nuk e bën vula. Atë e bën fryma, shpirti dhe njerëzit. Prandaj unë sot jam më i motivuar se kurrë, bashkë me ju më i fortë dhe i vendosur, për t’ia rikthyer Tiranën qytetarëve të saj”, u shpreh ndër të tjera Këlliçi.
Lajmi kryesor:
Vendimi i Apelit për vulën e PD-së/ Berisha: Gjykata lexoi atë që kishte përgatitur me kohë nga Rama! Alibeaj: Ogur i mirë për demokratët
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
87%
-
Pak
8.7%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 23
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: E nisën ta dënojnë si të korruptuar, dhe po e dënojnë si të paedukuar!
20 Mars, 22:31
-
Spahiu për Report Tv: PD humbet keq në 11 Maj, por partitë e reja duhet të luftojnë për përmbysje në 2029
20 Mars, 22:28
-
‘Meta ia ka futur Berishës’ / Muça për Report Tv: Këta të PD-së kujtojnë sikur kanë fituar, gjithë PD-së së Tiranës i shkon puna kot, vetëm për të nxjerrë Ilirin deputet
20 Mars, 22:25
-
VIDEO-Gjergj Luca i ‘heq’ ‘Non Gratën’ Saliut! Me foton e tij dhe thirrjen ‘Free Berisha” biznesmeni shkon në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut
20 Mars, 22:07
-
Valë dorëheqjesh në PD / U la jashtë listave, largohet kryetarja e LDG-së Kurbin: Nuk mund të vazhdojmë kështu me humbje të përsëritura
20 Mars, 21:23
-
Basha vijon replikat me Ramën: 7x7= 313! Mos harro paketat për njonin, e di vet ti kujt
20 Mars, 20:25
-
'Janë vetëm dëshira'/ Premtimet e PD-së 'përplasin' ekonomistët në studion e Report Tv, Çoçoli: Ku do i gjejë Berisha paratë për 1200 euro pagë mesatare?
20 Mars, 20:11
-
DASH përgënjeshtron Berishën! Yuri Kim me detyrë të re në Departamentin e Shtetit, emërohet këshilltare e lartë
20 Mars, 20:01
-
"S'i duroj dot hajdutët!' - Aleati i 'Shqipërisë Madhështore' kundër Berishës, tregon prapaskenat e negociatave: Takova Nokën dhe... në listë futi njerëz të Sorosit, ne na la jashtë
20 Mars, 19:55
-
Spartak Ngjela: Komedia e një njeriu që është në hall
20 Mars, 19:06
-
‘Së shpejti’/ Rama prezanton ambientin e ri të fushatës: Aty ku do të sigurojmë dhe fitoren e 10-të! Flet dhe për krimet e pandëshkuara nga drejtësia
20 Mars, 19:02
-
SHËNIM/ SPAK heton Veliajn për përdorimin e celularit për pak minuta në furgonin e policisë, por pse Berisha u fal kur ndërtoi për një vit një studio televizive në arrest shtëpie?
20 Mars, 19:01