Primaret për Bashkinë e Tiranës/ Julian Deda kundër Këlliçit: Duhet kandidat jo politik që s'e sheh Tiranën si lopë për ta mjelë apo trampolinë për t'u bërë kryeministër

Primaret për Bashkinë e Tiranës/ Julian Deda kundër Këlliçit: Duhet kandidat jo politik që s'e sheh Tiranën si lopë për ta mjelë apo trampolinë për t'u bërë kryeministër

Julian Deda dhe Belind Këlliçi

TIRANË-  Primaret në Partinë Demorkatike kanë “nxitur” inate dhe debate në distancë mes kandidatëve që synojnë të marrin drejtimin e Bashkive. Së fundmi, aktori Julian Deda i cili përflitet se mund të jetë një nga emrat nga radhët e Rithemelimit, ka reaguar ndaj deklaratës së kandidatit të zyrtarizuar të PD-së në Tiranë Belind Këllicit, i cili ka thënë se në 'garë duhet një njeri politik'.

Deda thotë se Bashkinë e Tiranës duhet ta drejtojnë njerëz jashtë politikës, që vijnë nga puna dhe jo karrieristë që duan ta shfrytëzojnë si një trampolinë për t’u bërë kryetar partie e më pas kryeministër, duke iu referuar në këtë mënyrë Këllëçit.

"Për çfarë ka nevoje Tirana, për një politikan karrierist apo për një njeri normal, jashtë politikës, që vjen thjesht për të punuar?

Këtë e dini ju, por unë di me siguri që deri më sot, Tiranës gjithmonë ja kanë bërë me hile, e kanë shfrytëzuar. Kushdo që ka kandiduar për të marrë Tiranën, si majtas, si djathtas, e ka parë atë si trampoline për të synuar kreun e partisë që përfaqëson dhe për tu bërë kryeministër në një të ardhme, vetëm për kaq e duan Kryeqytetin figurat politike.

Pra, asnjë politikan nuk e sheh Tiranën si vend pune, por si lope për ta mjelë, për ta shfrytëzuar në interes te karrierës se vet politike. Unë them, ta provojmë një here ndryshe…!”, shkruan Deda.

Pas zyrtarizmit të kandidaturës së Belind Këlliçit, të dielën zyrtarizoi pjesëmarrjen në garë dhe Gert Bogdani, ish Deputet i PD. Ndërkohë, pritet që garës t’i bashkohen dhe mjeku Ilir Alimehmeti, si dhe aktori i humorit, Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Julian Deda, i cili ka reaguar dhe në rrjetet sociale lidhur me kandidimin e tij.

Fituesi i primareve në Tiranë do të jetë kandidati i i Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë përballë kryebashkiakut akutal Erion Veliaj në garën e 14 majit.

Rithemelimi ka vendosur që afati për regjistrimin e kandidatëve për primaret të jetë data 6 nëntor ora 20:00, çka është dhe një limit për PD e Enkelejd Alibeajt për t’ju bashkuar grupit të Berishës. Më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidaturave dhe data 4 dhjetor do të jetë ajo e mbajtjes së primareve në të gjitha bashkitë, përveç Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit, procesi në të cilat pritet të mbyllet brenda nëntorit.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë