Bashkim në PD? Vendoset deri në 6 nëntor! Noka për Report Tv: Ja kur mbajmë primaret në Tiranë, Elbasan e Durrës! Konfirmon Këlliçin për garën në kryeqytet

Të gjithë të vijnë të futen në primare… 

Mbi këtë parim numri dy i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Flamur Noka adreson një thirrje të fundit për bashkimin e demokratëve të ndarë mes Sali Berishës e grupit Alibeaj.

Pavarësisht kujdesit për të mos përcjellë mesazhe përçarje, për Nokën koha nuk premton. Mbeten vetëm disa ditë nga 6 nëntori, datë që do të përcaktojë qartësisht nëse demokratët e Alibeajt i bashkohen primareve.

 “As ne as kolegët tanë nuk kemi kohë për të humbur. Deri më datë 6 është afati që ne ecim me negociatat por edhe emrat e kandidatëve”, tha Noka.

Tashmë është bërë publike, që për të fituar më shumë kohë për fushatë, kandidati i Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit do të jetë të parat që do të zhvillojnë primaret. Për Report TV, Noka zbulon afatin.

“Ne tashmë e kemi përcaktuar një ‘deadline’, 4 dhjetorin. Por Tirana, Elbasani dhe Durrësi do mbahen në nëntor”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i ‘Rithemelimit’.

Gjithçka në dorë do ta ketë vota e demokratëve, por kur vjen puna te emrat që përfliten për të qenë kandidati I opozitës për bashkinë më të madhe të vendit, Tiranën, Noka e konfirmon.

“Këlliçi, është një nga potencialet, një nga sfidantët kryesorë. Aleatët kanë deklaruar, të gjithë emrat e kandidatëve do të kenë suport”, vijoi ai.

Por më shumë sesa bashkimi politik, për të maksimalizuar votën, demokratëve të rithemelimit bashkimi I duhet edhe të gjetur mekanizmin e regjistrimit të kandidatëve për qytetarin e parë dhe këshillat bashkiakë. Këtu Noka pranon ngërçin, por thotë se zgjidhja do të gjendet në bashkëpunim me aleatët.

 “Ka një grup ekspertësh po punojnë bashkë me aleatët”, tha Flamur Noka.

Tashmë të gjitha partitë e vogla opozitare kanë bashkuar energjitë e tyre rreth PD së Rithemelimit për vendoret e 14 majit. PD ka marrë jo vetëm pjesën më të madhe, por edhe qershinë mbi tortë, pasi tashmë dakordësia për të pasur ajo kandidatët për kyebashkiakë në thuajse 61 bashkitë është arritur. Vetëm në bashkitë ku gëzojnë mbështetje të gjerë, kandidatët e aleatëve do futen në primare.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:48
Përfundojnë brenda nëntorit! Hapet gara për primaret e Tiranës, Elbasanit e Durrësit, ja cili është formulari që do plotësojnë kandidatët e Rithemelimit

Flamur Noka njoftoi sot në Report Tv se brenda muajit nëntor do të zhvillohen primaret për Tiranën, Elbasanin e Durrësin.

Report Tv ka siguruar udhëzimin mbi të cilin do të mblidhen kandidaturat për primare dhe formularin që do të plotësojë secili emër që propozohet apo vetëpropozohet për t’u zgjedhur kandidat I PD për vendoret 2023.

Afati për dorëzimin e kandidaturave, është 6 nëntori!

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • REXHEP KASAP BULE LEKA [ KEPI ]: 27/10/2022 09:35

    Po hik more Flamuri pa bisht se sje ti për politik o hipolit. Mjaft më se keni 30 vjet që e keni shkatruar ktë popull fukara. Hapeni krahun e lini rinin ta drejtoi Shqiprin.

    Përgjigju
  • ops: 26/10/2022 19:14

    Nese nuk del Kandidat Dr Ilir Alimehmeti i keni shit zgjedhjet sic flitet qe do nxirrni dhendrin e rilindjes Krricin .....

    Përgjigju
  • Haha: 26/10/2022 18:28

    Flamur Magjar Noka!

    Përgjigju
    • Fiu fiu: 26/10/2022 21:20

      Mos or tej se na ofendove magjarin. Muli o trutallash e kerbaç.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur