I dërguari i posaçëm amerikan për Ukrainën, Keith Kellogg, u ka thënë bashkëpunëtorëve të tij se ka ndërmend të largohet nga administrata në janar: këtë e raporton Reuters në faqen e saj, duke cituar katër burime.

Largimi i tij do të përbënte humbjen e një mbështetësi të rëndësishëm të Kievit brenda qeverisë amerikane, pasi ai konsiderohet një nga zërat kryesorë në mbështetje të Ukrainës në administratën Trump.

Emërimi si i dërguar i posaçëm presidencial është i përkohshëm dhe, teorikisht, persona të tillë duhet të konfirmohen nga Senati për të qëndruar në detyrë më shumë se 360 ditë. Sipas burimeve, Kellogg ka treguar se janari do të ishte momenti më i natyrshëm për t’u larguar, në përputhje me ligjin në fuqi.