E mërkura ishte një mbrëmje shumë e vështirë për gjyqtarin e pasigurt portugez, Pinheiro. Në minutën e 35-të të pjesës së parë, Torreira i Galatasarayt e goditi Thuramin nga prapa në zonën e penalltisë, një 11 metërsh i pastër u dha për Juven. Megjithatë, lojtarit të Galatasarayt iu mohua kartoni i verdhë.
Në minutën e 48-të, Lloyd Kelly mori një karton të kuq të diskutueshëm për një ndërhyrje ndaj Yilmaz në mesfushë, një ndërhyrje e paqëllimshme, megjithëse e pamatur, në kyçin e këmbës së turkut ndërsa mbrojtësi i Juves rrëzohej në tokë pas dyluftimit në ajër.
Kartoni ishte i ekzagjeruar, sigurisht jo një karton i kuq i drejtpërdrejtë pasi u ndëshkua pas pamjeve në VAR. Kelly kishte marrë kartonin e tij të parë të verdhë për një ndërhyrje ndaj Gabriel Sara.
Në fund të 120 minutave dhe me një lojtar më pak Juventusi u eliminua nga Champions League edhe pse fitoi 3-2, por humbja 5-2 në Stamboll gjatë ndeshjes së parë ishte deçizive./ Gazzetta Dello Sport
Komente







