28 vjeçarja është dërguar menjëherë në spital nëpërmjet një ambulance ku padyshim nuk kanë munguar dhe fotot e bëra nga paparacët.
Pasi ka marë veten stilistja nuk ka hezituar të shkruajë në rrjetin social Twitter për të larguar dyshimet e njerëzve.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe urimet tuaja që unë të shërohem, po është e vërtetë pësova një krizë dhe mjekët po kujdesen për të gjetur shkakun”:- ka shkruar Kelly në rrjetin social.
Kelly Osbourne po regjistronte episodin e shfaqjes E!show, duke dhënë komentet e saj mbi zgjedhjet e veshjeve që bëjnë personat e famshëm gjatë paraqitjes së tyre në evente të rëndësishme.
(b.t/shqiptarja.com)