Kelmend Balili,i cilësuar nga median helene si “Eskobari i Ballkanit”, rezulton i varfër në llogaritë bankare dhe regjistrat hipotekorë dhe të bizneseve. Hetimi pasurur i nisur kundër tij nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka arritur të gjejë vetëm dy pasuri të Balilit, ku e para ndodhet në fshatin Stjar të Delvinës.
Pikërisht në këtë fshat, prokuroria ka arritur të zbulojë se një godinë një katëshe, Balili kishte hapur aktivitet tregtar, nën emrin e kompanisë “Montana-K”.
Kjo kompani rezulton se ka pasur objekt btë veprimtarisë së saj, tregti me shumicë dhe pakicë dhe transport të kondesatit të pa përpunuar, tregti me shumicë dhe pakicë e artikujve të ndryshëm,import eksport,tregeti me pakicë e të karburanteve lubrifikantëve, lëndë djegëse dhe nënprodukteve të tyre.
Transport ndërkombëtare të udhëtarëve dhe mallrave të tyre. Sipas prokurorisë kjo pasuri që rezulton në emër të Kelmend Balilit, është e pezulluar dhe nuk ka asnjë aktivitet tregtar, pasi në QKR, konstatohet se është e ç’regjistruar.
Ndërkohë që pasuria tjetër ndodhet në aksin rrugor Sarandë-Butrint, Godinë 3-katëshe. Kjo pasuri, rezulton të ketë qënë hotel dhe restorant, por që tashmë sipas rregjistrit të QKR, pasuria është e ç’rregjistruar.
Ndërkohë për sa i përket llogarive bankare në emër të Kelmend Balilit nuk është gjetur asnjë llogari, përveç asaj që ndodhet në një bankë të nivelit të dytë, ku Balili, merte rrogën si Drejtor i Drejtorisë së Transporteve në qytetin e Sarandës.
“Santa Quaranta” me kredi e kontrata huaje
Hetimi për të zbuluar pronat e Kelmend Balilit, ka zbuluar se kompleksi turistik “Santa Quaranta“, është ndërtuar falë një privatizimi që i janë bërë godinave, të ndërtuara nga ish-realizmi komunist.
Ky objekt është marë në emër të vllait të Kelmend Balilit, i cili me pas ka bërë rikonstruksionin e kësaj godine, duke ndërtuar kompleksin përrallor.
Nga investigimi i prokurorisë ka rezultuar se vëllai i Balilit, ka marrë disa kredi bankare dhe ka nënshtruar disa kontrata huaje me persona të ndryshëm dhe se sipas tij këto para i ka investuar në ndërtimin e kompleksit turistik.
Por pavarësisht këtyre pretendimeve, hetues të prokurorisë së Krimeve të Rënda, thonë se pasuria miliona euroshe, është vendosur për shkak të të ardhurave financiare që kanë pasur nga trafiku ndërkombëtar i drogës.
Ajo që për hetuesit, tashmë është objekt i një hetimi të imtësishëm, është investimi dhe rinovimi i kompleksit që është kryer pas vitit 2004, kohë edhe kur ka hyrë në fuqi ligji “Antimafia”. Në bazë të këtij ligji, të gjithë pjesëtarëve të ngushtë të familjes së Klemend Balilit po i verifikohet pasuria.
Për llogari të këtij hetimi, është kërkuar nga Hipoteka, Tatimet e të gjithë bankat e nivelit të dytë të identifikojnë pronat, pasuritë, bizneset apo llogaritë bankare për të afërmit e tij.
/Shqiptarja.com

VIDEO
me rrogën, ka marrë dhe kredi">