Majlinda Kelmendi shpallet kampione e Europës për moshën U-23, në Kampionatin Europian që po zhvillohet në  Ceki. Majlinda Kelmendi garoi në Ceki me flamurin kosovar.

Xhudistja Majlinda Kelmendi mposhti në finalen e kategorisë 48-52 kilogram Mariya Buyok nga Ukraina.

Por nuk mjaftoi me kaq suksesi i Kosovës në këtë sport, pasi Distria Krasniqi rrëmbeu medaljen e bronztë.

Kelmendi ishte kandidate për të fituar medalje në Lojërat Olimpike, por nuk ja arriti qëllimit duke u eleminuar shumë shpjet, por në botërorin e Turqisë në tetor fitoi medaljen e artë dhe tashmë përsëri një tjetër medalje të artë duke u rikonfirmuar.


(d.b/shqiptarja.com)