Majlinda Kelmendi nuk do të paraqitet në kampionatin evropian të xhudos që është programuar për tu zhvilluar nga 26 deri më 28 prill në qytetin e Chelyabinsk të Rusisë. Kampi i sportistes elitare kosovare, ka hequr dorë nga paraqitja në evropian për të mos rrezikuar paraqitjen e xhudistes kosovare në Lojërat Olimpike "Londër 2012", si sportiste e pavarur, me flamur të IOC-së.

Majlinda Kelmendi në kampionatet evropiane mund të paraqitet vetëm si garuese e Shqipërisë. Prezantimi i Shqipërisë në Chelyabinsk vlerësohet se do të mund të ndikonte në vendimin e Bordit Ekzekutiv të IOC-së për mënyrën e prezantimit të Kelmendit në Olimpiadë, dhe si rrjedhojë skualifikim të mundshëm.(rb/shqiptarja.com)