Protagonisti i të ashtuquajturit “Shansi gjerman për Shqipërinë”, ish-ministri i Jashtëm gjerman, Hans Dietrich Gensherfiet në librin më të ri të Mimoza Cika-Kelmendit. Libri “Shansi gjerman dhe shqiptarët”, botuar nga “Naimi” është promovuar dje në Muzeun Historik Kombëtar me praninë e kolegëve, diplomatëve dhe dashamirësve
të librit.
Në këtë promovim mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. Kolegë të autores si diplomati Bashkim Zeneli, Aleksandër Çipa, Ani Ruci, historiani Dorian Koçi, botuesi Naim Zoto prezantuan për të pranishmit vlerat e librit. I sapopublikuar nga botimet “Naimi”, “Shansi gjerman...” i Mimoza Cika-Kelmendit përmbledh mbi 40 intervista me “VIP”-at e politikës, duke iu referuar zhvillimeve politike në trikëndshin Tiranë-Shkup-Prishtinë në raport me Bonin, një nga kryeqendrat e
Bashkimit Europian, ku shqiptarët si komb kërkojnë të integrohen.
Në libër gjenden një galeri e tërë politike me opinionet dhe gjykimet e tyre, që nga Rugova, Berisha, Thaçi, Ali Ahmeti, Fatos Nano, Ilir Meta, Edi Rama deri tek ekspertë të diplomacisë botërore për Europën e Ballkanin. Krahas librit të ri, u prezantua edhe botimi i plotësuar i librit “Kadare ndryshe” të Mimoza Cika Kelmendit. Sipas studiuesit Shaban Sinani, “Mimoza Cika- Kelmendi e ka ruajtur fjalën e I. Kadaresë bisedë pas bisede dhe tani na ofron një libër që mund të quhej “Shqipëria në 20 vjet në vështrimin e I. Kadaresë”.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com