Ja pse u kalua nga operacioni nazisto-ballist “Skënderbeu” tek “Kaprolli”. Si dështoi plani nazist për të mbytur rezistencën antifashiste nacionalçlirimtare në jug të Shqipërisë, ku në fundmajin e 44-ës gjendej maja e diamantë e kësaj qëndrese: plot nëntë brigada dhe vetë Komanda e Përgjithshme...
Kur në kongresin e Beratit direktiva e Mit’hat Frashërit për pezullim të përkohshëm të luftës kundër trupave ushtarake gjermane dhe domosdoshmërinë e përgjigjes zjarr për zjarr të çdo atentati apo sulmi që njësitë partizane do të kryenin ndaj atyre balliste, u shndërrua në një thellim të saj, pra armiku qe Fronti Nacionalçlirimtare dhe PKSH, ai realisht u bë më antikomunist se Çërçilli, i shumënjohur botërisht si i tillë.