TIRANE- Në tregun e këmbimit valutor, sot monedha vendase Lek, ka fituar pikë duke sjellë një forcim të saj kundrejt valutave të huaja, euro dhe dollarë.
1 euro këmbehet sot me 139.66 lekë duke u zhvlerësuar me 0.15 lekë në raport me fundjavën e kaluar. Rënia e monedhës së përbashkët, e cila ka rezistuar shumë në tregun vendas, vjen si pasojë e shtimit të numrit të emigrantëve dhe turistëve ditët e fundit, me nisjen e 10-ditëshit të dytë muajit gusht.
Këto ditë, sipas të dhënave nga pikat kufitare, po shënohet një rritje e shpejtë e hyrjeve në territorin shqiptar, qoftë nga pikat tokësore apo edhe përmes detit e ajrit.
Edhe pushuesit kosovarë po shtohen me shpejtësi këto ditë, pas përfundimit të muajit të Ramazanit. Kjo ka sjellë edhe shtimin e euros në treg dhe njëkohësisht rritjen e kërkesës për monedhë vendase.
Zhvlerësimi i euro-s është pasuar me rritjen e monedhës amerikane, e cila është ngjitur mbi nivelin 105 lekë. 1 dollar këmbëhet sot me 105.05 lekë, 0.51 lekë më shumë se të enjten e kaluar.
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 105.05 +0.51
EURO EUR 139.66 -0.15
Poundi Britanik GBP 162.62 +0.05
Franga Zviceriane CHF 113.37 -0.25
(ata/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com