'Kemi cilësi për të zëvendësuar mungesat', Colella para Teutës: Partizani e ka kapitenin

'Kemi cilësi për të zëvendësuar mungesat', Colella para Teutës: Partizani e ka kapitenin

Giovanni Colella

Partizani dhe Teuta luajnë nesër në 16:00 për javën e 18-të në Superligë. Para ndeshjes për mediat foli trajneri i të kuqve, Giovanni Colella. Italiani ka thënë se i kanë cilësitë për të zëvendësuar largimet e Skukës dhe Bitrit. Sa i takon kapitenit, Colella përmendi emrin e Telushit.

"Teuta? Nuk e cilësoj Teutën një skuadër të vendeve të fundit, por një ekip që ka bërë më shumë pikë se të tjerët në ndeshjet e fundit. Mendoj se është një ndeshje shumë e vështirë. Formacioni? Ndonjë gjë do të ndryshojë, sepse është larguar ndonjë, por nuk do të ketë ndryshime të mëdha. Statistikat janë gjërat që nuk vlejnë. Teuta me të cilën jemi ndeshur para 10 ndeshjesh, nuk është Teuta e tashme, është një skuadër krejtësisht ndryshe", tha Colella fillimisht.

Partizani foli edhe për rikthimin e Da Silvës nga dëmtimi, duke vendosur edhe kapitenin e ardhshëm.

"Da Silva? Ai është pjesë e skuadrës dhe të grumbulluarve. Do të mungojnë Skuka dhe Bitri. Po, mendoj se nuk janë ata. Janë dy lojtarë të mirë që u larguan, por unë jam i bindur se në grupin tonë kemi cilësinë për t’i zëvendësuar. Kapiteni? Telushi mund t ë jetë zgjidhje, e kemi diskutuar, por nuk e vlerësoj edhe aq të rëndësishme. Edhe kur ishte Bitri, kishte një grup lojtarësh, ata më ekspertë, që janë kapitenët, nuk është vetëm një në skuadër sipas meje. Brenda këtij grupi do të jetë kapiteni i ardhshëm", tha italiani.

Italiani tregoi edhe për mbrojtësit që do zëvendësojnë Bitrin në qendër të prapavijës.

"Preka rifilloi punë këtë javë dhe ka ende një rrugë mjaft të gjatë përpara. Por padyshim Preka u mor për të qenë një element i rëndësishëm në grup. Kur të jetë në dispozicion, do të ketë shansin e tij siç e kanë pasur të gjithë. Absolutisht që kemi mbrojtës, nuk ka ndonjë diferencë aq të madhe mes atyre që kanë luajtur më shumë dhe atyre që kanë luajtur më pak. Kemi mbrojtës të mirë si Menish dhe Saliu e na i kanë kërkuar ekipe të tjera të Superiores. Ata do të kenë më shumë shanse se sa kishin më përpara", tregoi mes të tjerash Colella.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)