‘Kemi kaluar periudhën më të vështirë me Covid’, Tritan Kalo flet për ‘betejën me armikun e padukshëm’: Mos nënvlerësoni rrezikun e infektimit

‘Kemi kaluar periudhën më të vështirë me Covid’, Tritan Kalo flet për ‘betejën me armikun e padukshëm’: Mos nënvlerësoni rrezikun e infektimit

Spitali Infektiv

Mjeku infeksionist Tritan Kalo thotë se falë vetndërgjegjësimit, punës, përkushtimit si dhe vaksinimit kundër COVID, vendi ynë ka kaluar periudhën më të vështirë dhe të dhimbshme me betejën e pandemisë.

Po mjeku thekson se nuk duhet në asnjë moment që të nënvlersojmë rrezikun e infektimit. Mjeku Kalo shton se SARS-Cov 2 është një virus që pak nga pak do të rreshtohet në të ardhmen si vëllezërit e tij me pak të rerzikshëm dhe do të bashkëjetoj me shoqërinë njerzore.

Po ashtu mjeku nënvizon se pëkujdesja nga vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh nuk duhet nënvlerësuar, sidomos në këtë stinë ku ‘gëlojnë’ infeksion nga dhjetra viruse.

‘Kohë kovidiane....30.05.2021....Një foto sot herët në mëngjes nga koridori i Urgjencës së Shërbimit të Sëmundjeve Infektive/Covid-1 në QSUNT....Vetndërgjegësimi i popullatës, Puna, Përkushtimi, Profesionalizmi dhe Përkujdesja e staffit mjeksor si dhe Vaksinimi në vijëmësi jo vetëm i grupeve të riskuara, pak nga pak PO sjellin frutet e duhura në uljen e furisë së kësaj “flame mbarëbotërore”, Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19....A e kemi fituar plotësisht këtë betejë me armikun e padukshëm, ENDE JO.....Më e rëndësishmja është se e kemi kaluar periudhën më të vështirë dhe më të dhimbshme, të përplasjes me virusin jetëlëndues dhe jetëmarës të Sars-Cov2/Covid-19....”Ditë më të mira pas kësaj do të vinë.” (N.F).

Kur dhe sa të mundni për asnjë dekikë mos e nënvlerësoni rrezikun e infektimit....Çdo jetë Shqiptari është e shumëvlertë për të, për familjen, për shoqërinë dhe për tërë Shqiptarinë....Sars-Cov2 është një virus që pak nga pak do të “rreshtohet” në të ardhmen me sivëllezërit e tij më pak të rrezikshëm, dhe do të bashkëjetoj me shoqërinë njerzore pas kësaj Pandemije në format sporadike të shfaqjes së tij, e cila është tashmë më mirë e informuar dhe e përgatitur për t’u përballur me të, si dhe fatmirësisht më e imunizuar aktivisht nga kalimi i sëmundjes apo vaksinimi ndaj këtij virusi....Përkujdesja ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh NUKU duhet nënvlerësuar, sidomos në këtë stinë të vitit ku “gëlojnë” infeksione nga dhjetra e dhjetra viruse, bakterie, mykra e parazitë të tjerë.... Mirëbesimi dhe mirëkuptimi mes nesh KURRË nuk duhet të mungojë edhe në vijimësi....Together forever!!!’- shkruan Kalo.

 

Situata nga COVID-19 në vendin tonë vazhdon të jetë e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka mbetur 1 viktimë dhe janë shënuar 12 raste të reja infektimi. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka humbur jetën një 89-vjeçare nga Saranda.

M.Q./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • COVID-19: 30/05/2021 11:09

    Mos flini gjume mbi dafina se atehere do ta pesoni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë