'Kemi marrë raporte për protestën', ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni tubimet e mëdha, demonstratat mund të përhapen
Ambasada amerikane në Tiranë
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë reagon për protestën e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Tiranë kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga policia. Me anë të një deklarate në faqen zyrtare, Ambasada Amerikane u bën thirrje qytetarëve të saj që të shmangin zonat ku u zhvillua protesta e ditës së djeshme, për shkak se demonstratat mund të përhapen. Ato bëjnë me dije se kanë marrë raporte lidhur me atë çka ndodhi gjatë mbrëmjes se djeshme ku është hedhur gaz lot sjellës, janë lënduar protestues, e për pasojë u bën thirrje që të shmangin tubime të tilla.
“Ambasada ka marrë raporte për protestën që ndodhi përpara zyrave qeveritare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Raportet tregojnë se disa protestues kanë hedhur objekte në drejtim të policisë dhe disa efektivë u plagosën. Efektivët e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës për të kontrolluar turmën. Qytetarët amerikanë duhet të shmangin tubimet e mëdha, pasi demonstrata të ngjashme mund të përhapen në zona të tjera. Personeli i ambasadës amerikane dhe anëtarët e familjes janë këshilluar të shmangin të gjithë vendet, ku demonstratat janë të vazhdueshme”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Qindra qytetarë pasditen e djeshme u mblodhën në protestë "për Klodjanin", për të kërkuar drejtësi për vrasjen e tij nga efektivi i policisë 2 ditë më parë. Protesta e cila zgjati rreth 4 orë, degjeneroi në dhunë nga ana e protestuesve ku thyen xhamat te ministria e Brendshme, iu vu flaka pemës së Vitit të Ri te Kryeministria dhe sheshi, u qëlluan me gurë policë, e ku për pasojë 16 prej tyre mbetën të lënduar. Njëri prej tyre është në gjendje më të rënduar, pasi ka xham në njërin sy dhe mund ta humbasë atë. Polici i moshës 36-vjeç i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Ndërkohë, janë arrestuar 3 organizatorët në Tiranë, teksa janë shpallur në kërkim Stresi dhe 7 protestues të tjerë.
Njoftimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë në anglisht
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.6%
-
I keq
20.8%
-
As i mirë as i keq
34.5%
Vota total: 715
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Shikoni trafikun kilometrik në hyrje e dalje të Tiranës
26 Dhjetor, 13:23
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor, 13:06
-
'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit
26 Dhjetor, 12:40
-
Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike
26 Dhjetor, 10:27
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj prej 4 orësh në SPAK! Jep shpjegime si person që ka dijeni (VIDEO)
26 Dhjetor, 09:19
-
Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'! FSHF asnjë shpërblim për fituesin, Tetova: Duam trofeun
26 Dhjetor, 08:42
-
FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit
25 Dhjetor, 21:16
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor, 20:56
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
E rëndë në Kamëz, 55-vjeçari bie teksa punonte në pallatin në ndërtim, përfundon në spital! Hetime për shkaqet dhe kushtet e sigurisë
25 Dhjetor, 16:00
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55