Tiranë-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit në rrugën "Dritan Hoxha" në Tiranë, ku 25 vjeçari Klodjan Rasha është qëlluar për vdekje nga një polic, në lagjen e tij, pak metra larg shtëpisë. I riu nuk i është bindur urdhrit të policit për të ndaluar, dhe pasi është ndjekur që nga rruga "Don Bosko" ku është konstatuar në shkelje të orës policore, sipas polici i ka drejtuar armën efektivit, çka ka bërë që ky i fundit të reagojë duke e qëlluar.

Rasha, është qëlluar nga polici dhe si pasojë që ka ndërruar jetë në spital. Për këtë ngjarje efektivi është arrestuar dhe në dëshminë e tij, ka thënë se ka dashur ta ndalojë të riun pasi ka thyer orën policiore e jo ta vrasë, por 25 vjeçari e ka kërcënuar dhe është larguar me vrap. Ai është nisur ta qëllojë në pjesën e poshtme të trupit, por kur ka gjuajtur herën e dytë nga errësira nuk e ka parë se ku e kapur plumbi.

Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth policia ka gjetur armën e zjarrit pistoletë që mbante i riu me një krehër me fishekë. Sipas burimeve arma i ka rënë Rashës gjatë ndjekjes, rreth 100 metër larg vendit ku është vrarë. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se zona është e pajisur me kamera sigurie, madje i riu është vrarë pranë kamerave të një servisi makinash. Por sipas informacioneve të fundit kamerat e servisit kanë qenë të fikura dhe nuk kanë kapur asgjë. Edhe efektivi nuk ka pasur kamera trupi të instaluara. Po ashtu bëhet me dije se janë vetëm disa pamje të një biznesi në afërsi të Kupolës, që kanë kapur disa sekuenca të lëvizjes në vrapim e sipër, me shpejtësi të të riut. 

Sipas fqinjëve dhe familjarëve i riu kishte psaur probleme më parë por jo tani. Xhaxhai i 25 vjeçarit Hasan Rasha, ka deklaruar se Klodjani kishte dalë për të pirë një kafe. Sipas tij ai nuk ka pasur armë me vete në momentin që është vrarë, ndryshe nga versioni i policisë. Më tej ai shton se familjarët fillimisht janë lajmëruar se ka ndodhur aksident, më pas se është arrestuar, por në fund u  thanë se 25 vjeçari ishte vrarë. Sipas Xhaxhait 25 vjeçari pasi është kuruar me ilaçe për nerva dhe është shtruar, nuk ka shfaqur më probleme.

Njoftimi i policisë së Shtetit

Me datë 08.12.2020, rreth orës 01:45, sherbimet e Policisë gjatë patrullimit në rrugën "Dritan Hoxha", kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta. Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar. Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë për të ndaluar përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri.

I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jeten në spital.Menjeherë është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia. Prokurori ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek e monitoron të gjitha veprimet që po kryhen nga Sherbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MB dhe nga Policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.Punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme. Vijon puna intensive nga grupi hetimor për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Viktima Klodjan Rasha

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:34
Qëlloi për vdekje 25 vjeçarin në Tiranë, ndalohet polici

Ndalohet polici që vrau me armë Klodjan Rashën në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Efektivi i skuadres "Shqiponja" e qëlloi 25 vjeçarin për vdekje me 2 plumba. Ai akuzohet për "Vrasje në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme".

Efektivi i policisë ka tre javë që ishte bërë pjese e sektorit "Shqiponja". Më parë ai ka shërbyer si polic patrulle në disa komisariate në Tiranë.

Ora 12:58
U vra nga polici në Tiranë, 25 vjeçari është djali i një ish-efektivi

Klodjan Rasha i riu që është qëlluar për vdekje me 2 plumba nga një polic, është djali i një ish-oficeri

Këtë e ka konfimruar xhaxhai i tij Hasan Rasha, në një prononcim për media.

"Klodi është një djalë ish-oficeri. Kam dëgjuar që thonë se ka pasur armë. Kjo është në mënyrë apsolute e pavërtetë. Ai ka qenë i sëmurë dhe është kuru me ilaçe për nerva dhe herë të tjera ka qenë edhe i shtruar për këtë punë. Gjatë ditës ka punuar me babain vet. Ma vonë është ndjerë i lodhur është shtrirë në krevat dhe ka dalë më pas me pi një kafe. Kur ka njoftu policia të vëllain se djali është arrestu nga policia", ka thënë ai.

Ora 12:30
25 vjeçari në Tiranë u qëllua pas shpine! Efektivi: S'doja ta vrisja, por ta qëlloja në pjesën e poshtme të trupit! E paralajmërova 'ndal policia'

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Klodjan Rashës nga efektivi i policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka thënë se polici e ka qëlluar pas shpine të riun.

Duke iu referuar dëshmisë së policit, gazetari thotë se ai nuk ka dashur që ta vrasë, por ka dashur që ta qëllojë në pjesën e poshtme të trupit. Por kur e ka qëlluar herën e dytë nga errësira nuk e ka parë se ku e kapur plumbi.

"Kam dashur që ta qëlloj në pjeset e poshtme të trupit. Qëllova njëherë dhe pastaj  qëllova për të dytën herë dhe nga errësira nuk e kuptova se ku qëllova. Sdoja ta vrisja e kam paralajmëruar disa herë që të ndalet", është kjo një pjesë tejtër e dëshmisë së zbardhur.

Ora 11:17
Vrau 25 vjeçarin me 2 plumba, zbardhet dëshmia e policit: Më kërcënoi dhe iku me vrap! E ndoqa nga pas

Zbardhet deklarata e efektivit të policisë që ka vrarë me 2 plumba 25 vjeçarin Klodjan Rasha në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Në dëshminë e tij efektivi ka thënë se ka dashur ta ndalojë të riun pasi ka thyer orën policiore duke dalë pas orës 22:00, por 25 vjeçari e ka kërcënuar dhe është larguar me vrap. Ndërsa polici e ka ndjekur nga pas.

Ora 10:53
Vrasja e 25-vjeçarit në Tiranë/ Kur polici mund të përdorë armën e zjarrit, çfarë parashikon ligji (VIDEO)

Cfarë parashikon ligji për përdorimin e armës nga policët? Neni 135 për Policinë e Shtetit saktësohen pikat kur polici mund të përdor armën e zjarrit. 
Neni 135 
1. Punonjësit e Policisë së Shtetit dhe subjektet e tjera mund ta përdorin armën e zjarrit të shërbimit, në ushtrim të detyrave të tyre dhe në përputhje me dispozitat e këtij ligji, vetëm atëherë kur është absolutisht e domosdoshme dhe vetëm si mjet i fundit për të parandaluar ose neutralizuar veprimet e dhunshme të rrezikshme të personit me rrezikshmëri të lartë për jetën dhe shëndetin e tij dhe personave të tretë, kur mjetet e tjera të përdorimit të forcës nuk kanë dhënë rezultat ose nuk arrijnë objektivat e ligjshëm të detyrave funksionale.
2. Shmangia e një rreziku nëpërmjet përdorimit të armëve të zjarrit nga subjektet që u njihet kjo e drejtë, bëhet për të mbrojtur jetën, shëndetin, të drejtat dhe interesat e tyre ose të një tjetri nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit, me kusht që karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me rrezikshmërinë e sulmit, si dhe kur u kërkohet për të përballuar një rrezik real dhe të çastit, që kërcënon atë ose një person tjetër apo pasurinë e tyre nga një dëmtim i rëndë, me kusht që të mos jetë i provokuar prej tij dhe dëmi i shkaktuar të mos jetë më i madh se dëmi i zmbrapsur.
Neni 58
Përgjegjësia e punonjësit të policisë Punonjësi i policisë që mban armë zjarri, përgjigjet për marrjen e masave që kanë të bëjnë me shmangien e:
a) dëmtimeve të armës, humbjes dhe përdorimit të saj nga persona të tjerë;
b) modifikimit të armës dhe të municioneve;
c) qitjeve aksidentale;
ç) demonstrimeve të panevojshme dhe kërcënuese.
Neni 59
Rregullat për mbajtjen dhe përdorimin e armës
1. Mbajtja e armës në situatat e punës, bën të detyrueshëm zbatimin e rregullave të mëposhtme:
a) pistoleta të mbahet në brez, në anën e djathtë ose të majtë sipas lehtësisë së përdorimit, e futur në këllëf, e siguruar që të mos dalë në mënyrë të pavullnetshme, pa fishekë në folenë e fishekut dhe në siguresë;
b) arma e gjatë e zjarrit dhe speciale mbahet gjithmonë në krah, sipas mënyrës së rekomanduar në instruktazh/manualin përkatës, pa fishekë në folenë e fishekut, në siguresë.
2. Në situatat e punës, kur punonjësi i policisë nuk është i veshur me uniformën e policisë, ai detyrohet të tregojë kujdes maksimal për shmangien e ekspozimit të armës individuale.
3. Punonjësit të policisë i ndalohet hyrja me armë zjarri në objekte kulti, në mjedise paraburgimi, në zyra e përfaqësi diplomatike, në zyrat e administratës së lartë shtetërore.
4. Përgjegjësitë për zbatimin e rregullave të mbajtjes dhe përdorimit të armëve të zjarrit klasifikohen:
a) përgjegjësi individuale, e cila nënkupton përgjegjësinë administrative individuale, në rastet kur punonjësi i policisë ka përdorur armën në kundërshtim me rregullat;
b) përgjegjësi e urdhërdhënësit, e cila nënkupton përgjegjësinë administrative të urdhërdhënësit, në rastet kur keqpërdoren apo kapërcehen kompetencat prej tij.

Ora 10:32
Vrasja e të riut në Tiranë nga polici/ Efektivët pa kamera trupi, të servisit pranë vendit të ngjarjes kanë qenë të fikura

1607420811_KLODJANRasha001.jpg

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonën përreth ngjarjes, përfshirë edhe në servisin që gjendet pak metra larg vendit ku është ekzekutuar 25-vjeçari, Klodjan Rasha.

Kamerat e servisit kanë qenë të fikura dhe nuk kanë kapur asgjë. Po ashtu bëhet me dije se janë vetëm disa pamje të një biznesi në afërsi të Kupolës, e cila ka kapur disa sekuenca të lëvizjes në vrapim e sipër me shpejtësi të të riut.

Ndërkohë, efektivi i policisë që ka shtënë në drejtim të Rashës kishte dy javë që ishte transferuar në repartin "Shqiponja". Edhe efektivët "Shqiponja" nuk kanë patur kamera trupi të instaluara, thonë po ashtu burimet. Më parë ka shërbyer në Komisariatin nr. 5 në Kamëz. 

Ora 10:07
U vra me 2 plumba nga polici, i riu kishte probleme psikologjike! Në 2016 ka plagosur një person me kaçavidë

1607424184_1607415659KLODJANRASHA1.jpg

Klodjan Rasha i riu që është vrarë me 2 plumba nga polici në Tiranë, sipas fqinjëve dhe familjarëve kishte probleme psikologjike.

Në vitin 2016 kur është arrestuar për plagosje të lehtë me dashje, 25 vjeçari ka plagosur një person me kaçavidë, ndërsa burimet raportojnë se ka patur probleme depresioni që më herët.

Edhe familjarët, edhe banorë të zonës flasin për probleme psikologjike.

Ora 09:56
Pamje nga vendngjarja/ Gjak në tokë, 25 vjeçari në Tiranë u vra para kamerave të  një servisi

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes ku u vra me 2 plumba 25 vjeçari Klodjan Rasha afër shtëpisë së tij në Tiranë.

Në servisin ku është vrarë i riu ka kamera sigurie të cilat mund të kenë filmuar gjithçka nëse kanë qenë funksionale.

Ora 09:56
Vrasja e të riut në Tiranë/ Ka pasur armë me vete, i ka rënë gjatë ndjekjes rreth 100 metër larg vendit të ngjarjes

1607418078_1607418041rasha.jpg

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja me 2 plumba e 25 vjeçarit Klodjan Rasha në Tiranë.

Burime shumë të besueshme më thonë se 25-vjeçari ka pasur me vete armë, armë e cila i ka rënë gjatë ndjekjes, rreth 100 metër larg vendit ku është vrarë.

Ora 09:39
Vrasja e të riut në Tiranë nga polici/ Xhaxhai: Është djalë ish-oficeri! Doli për të pirë kafe, s'kishte armë me vete! Ka qenë i sëmurë dhe është kuruar për nerva

Hasan Rasha, xhaxhai i Klodjan Rashës të riut i cili është qëlluar për vdekje me 2 plumba, një në shpatull dhe një në kokë, nga një efektiv në Tiranë, në lagjen ku banonte, ka deklaruar se nipi i tij kishte dalë për të pirë një kafe.

Sipas tij, i riu nuk ka pasur armë zjarri me vete në momentin që është vrarë, ndryshe nga versioni i policisë të cilët thanë se kanë sekuestruar armën e të 25 vjeçarit të cilët ia ka drejtuar policit. Më tej Hasan Rasha shton se familjarët fillimisht janë lajmëruar se ka ndodhur aksident, më pas u është thënë se është arrestuar, por në fund u thanë se 25 vjeçari ishte vrarë. Ndër të tjera në deklaratën e tij ai shton se 25 vjeçari është djali i një ish-oficeri dhe se më parë ka qenë i sëmurë, por sipas tij pasi është kuruar me ilaçe për nerva dhe është shtruar, nuk ka shfaqur më probleme.

Klodi është një djalë ish-oficeri. Kam dëgjuar që thonë se ka pasur armë. Kjo është në mënyrë apsolute e pavërtetë. Ai ka qenë i sëmurë dhe është kuru me ilaçe për nerva dhe herë të tjera ka qenë edhe i shtruar për këtë punë. Gjatë ditës ka punuar me babain vet. Ma vonë është ndjerë i lodhur është shtrirë në krevat dhe ka dalë më pas me pi një kafe. Kur ka njoftu policia të vëllain se djali është arrestu nga policia. Më vonë i kanë thënë se djali ka bë aksident me policinë më vonë i kanë thënë se ka vdek. Më gjatë nuk di unë. Kam pasur dy kokrra hurma dhe ka dalë me pi një kafe,  tani na kanë thënë se ai është o vdekur.

Mua më ka njoftu vëllai dhe kam ardhur këtu. Djali ka dalë me pi një kafe dhe ka pasur 2 kokrra hurma me vete. Ka dalë për të pirë një kafe, ka qenë i  sëmurë përpara, por gjatë ditës ka qenë duke punu. Çfarë armësh more zotëri. Babai i  vet ka qenë duke flet, ai ka shkuar se më kanë kapur djalin policia. As nuk dimë vetëm dimë se është në morg.
Edhe në emër të vëllait jemi të gjithë të nderuar që vini këtu për të na e zbardhur këtë punë dhe kërkojmë që kjo të zbardhet dei në funhd. djali nuk ka pasur apsolutisht që gje me vete. Besimin e kemi edhe nga ju edhe nga shteti. Këtu punë ta zbardhin deri në fund", tha ai.

I riu është qëlluar për vdekje pak metra larg shtëpisë. Ai nuk i është bindur urdhrit të policit për të ndaluar, dhe pasi është ndjekur që nga rruga "Don Bosko" ku është konstatuar duke lëvizur në shkelje të orës policore, i ka drejtuar armën efektivit, çka ka bërë që ky i fundit të reagojë duke e qëlluar.

Pasi u qëllua me 2 plumba, një në shpatull dhe një në kokë, 25 vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Edhe vetë polici i cili pas ngjarjes është shoqëruar në komisariat në dëshminë e tij ka thënë se ka dashur ta ndalojë të riun pasi ka thyer orën policiore e jo ta vrasë, por 25 vjeçari e ka kërcënuar dhe është larguar me vrap. Kur e ka qëlluar nga errësira nuk e ka parë se ku e ka kapur plumbi pasi  thekson se ka dashur ta kapë në pjesën e poshtme të trupit.

Ndonëse xhaxhai thotë se 25 vjeçari nuk kishte armë me vete, policia pas kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth ka njoftuar se ka gjetur armën e zjarrit që mbante i riu. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë. 

Sipas burimeve se 25-vjeçarit arma i ka rënë gjatë ndjekjes, rreth 100 metër larg vendit ku është vrarë. Zona është e pajisur me kamera sigurie, madje i riu është vrarë pranë kamerave të një servisi makinash. Por kamerat e servisit kanë qenë të fikura dhe nuk kanë kapur asgjë, sakaq edhe efektivët "Shqiponja" nuk kanë pasur kamera trupi të instaluara. Sipas fqinjëve i riu kishte probleme psikologjike. Ndërkaq 25 vjeçari rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm penalë.

Ora 09:18
Vrasja e të riut afër shtëpisë nga polici/ Zona e pajisur me kamera sigurie

 

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se zona është e pajisur me kamera sigurie, çka mund të sjellin edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes ku efektivi qëlloi me dy plumba një në kokë dhe një në shpatull të riun Klodjan Rasha.

1607414825_KAMERA001.jpg

Ora 09:07
U vra nga polici me 2 plumba në Tiranë, i riu u ndoq për shkak të orës policore

I riu Klodjan Rasha i cili është vrarë me 2 plumba nga një polic në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, është ndjekur që nga rruga "Don Bosko" ku është konstatuar, për shkak se kishte thyer orën policore që fillon në orën 22:00 sipas një urdhri të Komitetit Teknik.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit.

Ora 08:55
Vrasja në Tiranë, i riu u qëllua nga polici me një plumb në shpatull dhe një në kokë

1607414370_5fcf2a04d2ad4klodianrasha.jpg

Dalin detaje të reja nga vrasja e 25 vjeçarit Klodjan Rasha në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen "Dritan Hoxha" në Tiranë.

Mësohet se i riu është qëlluar me një plumb në shpatull dhe një në kokë.

Ora 08:44
Vrasja e të riut në Tiranë nga polici, fqinja: S'ka sjellë asnjëherë shqetësime! Ishte i papunë

Fqinja e 25 vjeçarit Klodjan Rasha i cili u qëllua për vdekje në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen "Dritan Hoxha" në Tiranë  ka thënë për media se i riu nuk njihej si problematik në zonë.

Për të ajo ka thënë se nuk ka sjellë asnjëherë shqetësime dhe se ishte i papunë.

"Jo asgjë unë tani po e dëgjoj. Ka qenë shumë i mirë si njeri. Nuk ne di me ça është marrë ne e shikonim këtu jashtë dhe ka qenë djalë shumë i mirë. Ishte pa punë. Unë po bëj gati 25 vjet këtu. Djalë shumë i mirë për mua. E shikoja gjithmonë këtu jashtë që rrinte dhe nuk ngacmonte njeri. Nuk di gjë për arrestimet e yij më parë.Nga ai djalë skemi pasur shqetësime asnjëherë. Këtu rrija unë përballë e ke", tha ajo.

Ora 08:40
U vra nga polici, 25 vjeçari u qëllua pak metra larg shtëpisë së tij në Tiranë (Pamjet)

Kjo është lagjja e 25 vjeçarit Klodjan Rasha ku dhe u qëllua për vdekje nga polici gjatë orëve të para të mëngjesit në Tiranë.

I riu është qëlluar në lagjen e tij, në fillim të rrugicës ku ai banonte.

Ora 08:06
Del fotoja e të riut që u qëllua për vdekje nga polici në Tiranë

1607411261_1607410888KlodjanRasha001.jpg

Ky është i riu Klodjan Rasha i cili është qëlluar për vdekje nga një polic në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Ora 07:58
U qëllua për vdekje nga efektivi në Tiranë, policia: I riu ka patur armë! Në vendngjarje u sekuestrua pistoleta dhe krehër me fishekë

Dalin detaje të reja nga vrasja e 25 vjeçarit Klodjan Rasha, në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Policia konfirmon se 25 vjeçari ka patur me vete armë, e cila është gjetur pasi Rasha është qëlluar.

"Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia nën drejtimin e Prokurorit gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhërit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale armë e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë. Vijon puna intensive nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Ora 07:41
U vra në Laprakë nga polici, 25 vjeçari më parë ishte dënuar për plagosje dhe pengmarrje

Klodjan Rasha 25 vjeçari, i ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në  rrugën "Dritan Hoxha" në Tiranë, rezulton të jetë një person me precedentë penalë.

I riu më parë është dënuar për plagosje të lehtë me dashje dhe për heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016.

 

Ora 07:30
U qëllua për vdekje nga polici në mesnatë në Tiranë, zbulohet emri i 25 vjeçarit

Klodjan Rasha është emri i 25 vjeçarit që është qëlluar për vdekje në orët e para të mëngjesit të sotëm në  rrugën "Dritan Hoxha".

I riu është qëlluar pasi nuk i është bindur urdhrit të policit për të ndaluar, kësisoj ai ka ndërruar jetë në spital.