Trajneri Alban Bushi ka publikuar sot listën me futbollistët e grumbulluar të Kombëtares U-21 për ndeshjen e parë të eliminatoreve të Europianit 2023. Shqipëria bën pjesën në grupin G së bashku me Anglinë, Slloveninë, Republikën Çeke, Andorrën dhe Kosovën.
“Jemi në një grup të fortë, por i përballueshëm. Në këtë grup do të synojmë vendin e dytë. Jemi një ekip që kemi bërë goxha mirë sezonet e kaluara, jemi në rritje. Nuk kemi marrë vetëm rezultatet të mira dhe kemi arritur për herë të parë në vendin e tretë, por edhe kemi furnizuar me shumë lojtarë ekipin A,”-u shpreh Bushi.
Ndeshja e parë e kombëtares do të jetë më 4 qershor në transfertën e Andorrës.
“Ndeshje me Andorën për ne është shumë e rëndëishme. Do impenjim maksimal dhe përqendrim, sepse duket akip i lehtë në letër, por nuk është edhe aq. Sezonin e kaluar kemi barazuar 2-2 në transfertë, ata kanë mundur Turqinë, por edhe kanë barazuar me Anglinë. Gjithsesi ne kemi më shumë cilësi se ata dhe do të fitojmë atë ndeshje,”-tha ai.
Më 8 qershor kombëtarja e Bushit do të luajë një miqësore po në transfertë kundër Bjellorusisë.
Komente










