Vajza e vogël e familjes Kardashian, Kendall Jenner ka deklaruar se asaj i pëlqen modelingu dhe po bën emër në këtë fushë.

Ajo ka sfiluar në Haute Couture për markën Channel.

Kendall ka disa ditë që ndodhet në Paris dhe ende nuk dihej arsyeja e vizitës së saj të largët.

kendall jenner

Kjo është java e modës për sezonin vjeshtë-dimër 2014-2015 në Paris dhe 18 vjeçarja është pjesë e sfilatës.

Pak kohë më parë ajo ishte imazh i Givenchy ku pati mundësinë të punonte me Mariacarla Boscono dhe Julia Nobis dhe fotografët më në zë të modës, Mert Alas dhe Marcus Piggott. Kendall vodhi vëmendjen dhe të gjithë sytë ishin mbi të gjatë fushatës.
Redaksia Online
(g.m/shqiparja.com)