Në emisionin “Këndi i Ekspertit” në Report TV, të drejtuar nga gazetarja Valbona Mhilli, ka qenë Shpresa Muha juriste pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t. Juristja ka sqaruar fillimisht qytetarë t pë r më nyrë n se si duhet të veprojnë pasi janë njoftuar se u ka dale leja e legalizimit pë r objektin e tyre. Ekspertja e AUIZNI-t ka treguar etapat që duhen të ndjekin të interesuarit dhe limitin kohor që kanë . Gjithashtu ajo u ka dhë në pë rgjigje pyetjeve të qytetarë ve live në Report TV.
Institucioni juaj ka deklaruar që është duke përmbyllur misionin kryesor për legalizimet e zonave dhe ndërtimeve informale. Si po vijon ky proces?
Ne jemi drejt përfundimit të procesit të legalizimit. Jemi duke punuar me ritme shumë të shpejta. Gjithmonë jemi në përmirësim të bazës ligjore. Besoj se shumë shpejt do të shpallim edhe qarqet, të cilat kanë shkuar drejt përfundimit të procesit të legalizimit. Ky është edhe qëllimi i ALUIZNI-t. Ky është edhe objektivi i institucionit tonë, që të përmbyllim sa më shpejt këtë procedurë. Besoj se ka qenë e dukshme që 5 vitet e fundit shifrat flasin vetë. Ka qenë me të vërtetë një procedurë shumë e përshpejtuar.
Le të risjellim në vëmendjen e qytetarëve se si duhet të veprojnë ata pasi marrin njoftimin nëpërmjet medieve dhe formave të tjera. Si duhet të veprojnë ata pasi marrin lajmin se u ka dalë leja e legalizimit?
Ne përdorim forma të ndryshme, në mënyrë që qytetarët të jenë sa më të informuar, në mënyrë që të jemi sa më afër tyre, në mënyrë që ata të marrin në çdo lloj mënyre informacion për procesin e legalizimit dhe për procedurën e tyre. Format me të cilat ne i njoftojmë për pajisjen me lejen e legalizimit janë nëpërmjet formës zyrtare me shkresë zyrtare në adresën e tyre postare, gjithashtu ne i afishojmë listat edhe në njësitë administrative përkatëse, në mediet e shkruara apo edhe në faqen tonë zyrtare të ë eb-it të Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t. Kështu që në momentin kur qytetarët shohin emrin e tyre, duhet të paraqiten tek ALUIZNI për të tërhequr lejen e legalizimit dhe të vijojnë më tej me procedurat e tjera të regjistrimit të kësaj leje në hipotekë.
Ka një limit kohor që duhet respektuar nga qytetarët për tërheqjen e lejes së legalizimit?
Faktikisht po, por edhe këtë ne e kemi lehtësuar sepse më parë, para 5 viteve, qytetari duhej të shkonte te hipoteka dhe të aplikonte. Dhe në momentin që ne përcillnim dosjen, ai nuk kishte informacion që dosja ishte përcjellë në ZRVPP për regjistrim, atëherë vazhdonte dhe pas 30 ditëve paguhej një tarifë përkatëse për vonesën në aplikim nga ZRVPP-ja. Ndërkohë që ALUIZNI sot e bën vetë këtë aplikim dhe kështu që, gjithsesi, meqenëse duhet të përshpejtohet kjo procedurë, mirë është që ata të vijnë të tërheqin lejen dhe të shkojnë në hipotekë
Jam nga Tirana. Quhem Abedin Shkurta. Kam dy vite e gjysmë që kam paguar vlerën e tokës dhe akoma nuk më është dhënë leja e legalizimit që unë të bëj regjistrimin e pronës. Kam aplikuar në vitin 2005, më është miratuar në vitin 2009. Kam paguar të gjitha detyrimet për ndërtesën dhe më 8 qershor 2016 kam paguar vlerën e tokës në masën 100%. Kam 2 vite e gjysmë që, megjithëse i kam dërguar edhe një letër Drejtorisë së ALUIZNI-t për Tiranën para 3 muajsh, nuk kam marrë përgjigje. Nuk e kuptoj se si ka mundësi që të paguaj lekët dhe të mos marr mallin. Fillimisht më thanë që kisha dy prona, një në Farkë dhe një në Laprakë. Pastaj, pasi bëra një deklaratë noteriale, më thanë që gabimisht kishin ngatërruar emrin. Dhe kam që në vitin 2009 që nuk e kam marrë lejen e legalizimit. ALUIZNI i Tiranës më ka shitur tokën, por nuk më ka nxjerrë lejen e legalizimit.
Atëherë, duke qenë se zotëria ka aplikuar në vitin 2005, unë e garantoj që shumë shpejt do të pajiset me lejen e legalizimit, gjithmonë nëse nuk ka problematika të tjera sepse pastaj duhet parë procedura dhe nuk e di se çfarë pengesash mund të ketë. Por, nëse ajo është një procedurë e pastër, e garantoj që shumë shpejt do të pajiset me lejen e legalizimit sepse të gjitha aplikimet e viteve 2005-2006 janë aplikime të cilat do të trajtohen me prioritet, prandaj besoj që problemi i zotërisë do të zgjidhet shumë shpejt.
Flas nga Tirana. Në Tiranë ka shumë shtëpi që janë në buzë të rrugëve. Kur i ka matur hipoteka që në vitet 2009-2010 janë bërë gabime. Firma e atëhershme e ka matur nga sipër dhe faktikisht rruga del 4 metra, ndërsa në hipotekë del 3,8 metra. E ka matur ALUIZNI dhe ka dalë 3,8 metra. E kanë matur firma të tjera dhe del 3,8 metra. Kurse hipoteka nuk e nxjerr 4,6 metra. Tani është bllokuar çdo gjë. Në katin e parë nuk është bërë ndërtim, ndërsa në katin e dytë po. Ndërtesa ka 100 vite aty, dhe është në buzë të rrugës.
Zotëria patjetër që është drejtuar në Drejtorinë e ALUIZNI-t Tiranë 2, sepse ajo është drejtoria për shtesat. Me sa kuptoj zotëria ka një problem për sa u përket kushteve urbanistike, për sa i përket pjesës së rrugës, distancave rrugore. Kështu që ne kemi një Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 280, në të cilin përcaktohen kriteret dhe distancat rrugore. Duke mos e ditur se si është problemi realisht, unë i sugjeroj zotërisë që të bëjë një kërkesë me shkrim dhe sigurisht që do të marrë një përgjigje me shkrim. Por duhet të kuptojnë qytetarët që ka edhe disa kritere, të cilat duhen zbatuar.
Quhem Katerina Kambo. Banoj në Tiranë, në zonën e vilave gjermane. Kam 2 vite e gjysmë që kam paguar legalizimin e shtëpisë dhe akoma nuk kam marrë dokumentin në hipotekë. Dokumentet janë në emrin e Kalem Kambos. I kemi paguar të gjitha detyrimet dhe e kemi marrë edhe lejen e legalizimit. Na thonë që nuk ka ardhur radha.
Unë nuk mund të përgjigjem për sa i përket hipotekës sepse nuk e kam idenë se si janë situatat në hipotekë. Me sa kuptova, pë pjesën e legalizimit nuk ka probleme sepse zonja është pajisur me lejen e legalizimit. Nëse bëhet fjalë për radhë, atëherë zonja duhet të ketë pak durim sepse do të vijë edhe radha e saj, patjetër. Rëndësi që nuk ka probleme të tjera.
Flas nga Kavaja. Kam aplikuar në vitin 2005 dhe kam marrë përgjigje në vitin 2009. Tokën e kam me certifikatë pronësie të marrë në hipotekë, në emrin tim. Kam shlyer të gjitha detyrimet që më takojnë. Më thonë që toka nga 500 m2, sipas hartës dixhitale del 300 m2. Faktikisht, me certifikatë toka është 500 m2. Për shtëpinë më thonë që, sipas hartës dixhitale, nuk është në tokën time. Unë shtëpinë e kam në mes të tokës.
Pra, ndërtimi pa leje i zotërisë nuk është në truallin e tij, pavarësisht se në hipotekë ai ka të regjistruar në emrin e tij një truall në pronësinë e tij. Kështu që ndërtimi i tij i bie të jetë në një pronësi të tretë apo në një pronë shteti. Unë i them qytetarit që nuk është vetëm ALUIZNI që bën procedurën. ALUIZNI stuatusin juridik të pronës e merr nga ZRVPP-ja dhe duke qenë se komunikon me ZVRPP-në, është ajo që jep statusin juridik. Kështu që, nëse hipoteka konfirmon që objekti i zotërisë nuk ndodhet në truallin e tij, kjo çështje nuk është për t’u zgjidhur nga ALUIZNI. Pra, hipoteka është institucioni që ka këtë kompetencë.
Flas nga Pogradeci. Kemi marrë një objekt ish-ushtarak. Kemi përë privatizimet e kateve të para nga ENTI i banesave. Janë rreth 70-80 banesa. Kemi paguar lekët për katet e dyta dhe tani na thonë që janë pezulluar legalizimet. Nga bashkia kanë ardhur para 2-3 vitesh dhe kanë bërë të gjithë dokumentacionin përkatës. Nuk na kanë dhënë shkresa zyrtare, por në takimet që kemi bërë me juristët te zyrat e ALUIZNI-t në Korçë, na kanë thënë verbalisht që këto legalizime nuk do të bëhen tani dhe që presin urdhra nga lart.
Unë do të sugjeroja që qytetarët e interesuar në këtë rast të dërgojnë një shkresë zyrtare që edhe përgjigjen ta marrin me shkresë zyrtare.
Flas nga Tirana. Banoj në rrugën “Myslym Shyri”. Kam bërë një shtesë pa leje, një dhomë për banesë, jo për dyqan. Banoj në katin e dytë. I kam plotësuar të gjitha formalitetet dhe kam bërë të gjitha pagesat e duhura. Nuk kam arritur të marr fletën e legalizimit. Në Drejtorinë e ALUIZNI-t më kanë thënë verbalisht që është bllokuar dhënia e legalizimit, ndërkohë që fqinja ime me të cilën më ndan vetëm një mur, e ka marrë lejen e legalizimit, d.m.th. fqinjët rrotull meje e kanë marrë.
Zonja e kishte informacionin që kjo procedurë legalizimi është bllokuar. Një përgjigje ajo e ka marrë gjithsesi, por arsyen nuk e di. Ndoshta edhe këtu është e vlefshme pjesa e kritereve urbanistike, apo Vendimi nr. 280 në të cilin janë parashikuar disa kritere që duhen përmbushur. Askush nuk mund të dalë jashtë këtyre kritereve.
Flas nga Tirana. Kam një shtëpi në buzë të lumit Lana. Kam bërë një mur rrethues sepse më rrezikohet shtëpia nga lumi. Kam kërkuar me shkrim edhe verbalisht nga bashkia që të marrë masa që Lana të mos rrezikojë shtëpinë time dhe nuk është bërë ndonjë gjë. Kështu që jam detyruar të ngre murin vetë. Tani më thonë që duhet të blej truallin ku është ndërtuar muri. A jam i detyruar ta blej tokën, të cilën unë nuk e dua?
Jo, absolutisht. Mund të bëni një kërkesë me shkrim në drejtorinë përkatëse. Pa diskutim, nëse ju nuk e doni atë pjesë trualli që ju gjithsesi e posedoni, mund të kërkoni që të mos e mbani.