Këndi i Ekspertit/ Shkëputja e ligamenteve të gjurit, si dëmtohen dhe si trajtohen

Në emisionin “Këndi i Ekspertit” në Report TV, të drejtuar nga gazetarja Valbona Mhilli, në rubrikën “Mjeku im” këtë të javë ka qenë i ftuar Yllson Ibraimllari, mjek ortoped pranë spitalit SALUS. Mjeku ka sqaruar për qytetarët për dëmtimet e ligamenteve të gjurit. Yllson Ibraimllari fillimisht ka sqaruar me detaje se çfarë janë ligamentet e gjurit, si dëmtohen dhe çfarë kujdesi duhet të tregojmë? Ai më pas ka dhënë edhe disa këshilla të vyera për mënyrën e trajtimit të këtyre dëmtieve si dhe çfarë duhet të kenë parasysh personat që pësojnë këtë dëmtim por edhe ata që kanë pasur probleme të vjetra me dëmtime në gju. Në fund eksperti ynë u është përgjigjur pyetje live në Report TV.

Sot do të flasim për dëmtimet e ligamenteve të gjurit. Çfarë janë ligamentet e gjurit, si dëmtohen dhe çfarë kujdesi duhet të tregojmë?

Çfarë janë shkëputjet e ligamenteve dhe përse ndodhin?

Shkëputjet e ligamenteve janë një prej pjesës së traumave që sportive që pëson artikulacioni i gjurit. Ligamentet kryesore të gjurit janë: ligamenti kruciat anterior, ligamenti kruciat posteror, ligamentet kolateral medial dhe ligamentet kolateral lateral. Siç ka edhe raste të rralla të dëmtimit të ligamentit patelar apo të kupës së gjurit. Këto janë më të shpeshtat.

Kohët e fundit, në tërësi, me evolucionin dhe me mënyrën e jetesës që e zgjedhin vetë qytetarët, është parë që ka një rritje të traumave sportive të gjurit, për arsye të shtimit të frekuentimit edhe nga moshat e reja, të traumave sportive, të aktiviteteve sportive, për arsye të rritjes së numrit të aksidenteve që ndodhin, aksidentet automobilistike, të cilat sjellin dëmtime të rënda të gjurit.

Pra këto ndodhin edhe në aksidente?

Po, edhe në aksidente ka dëmtime të gjurit, mund të pësohen dëmtimeve të indeve të buta, të kërceve. Traumat e aksidenteve shoqërohen në shpeshtësinë e tyre, me defekte kockore, me thyerje, me problematika qoftë të sistemit vaskular dhe neurologjik, por ka edhe raste të cilat shoqërohen edhe me dëmtime të ligamenteve, me traumë të gjurit, një dislokim, një dalje e gjurit, që shoqërohen edhe me dëmtime të ligamenteve.

Ka shumë të rinj që merren me aktivitete sportive dhe shpesh dëmtohen.

Këputja e ligamentit të gjurit është problemi që hasim më shpesh. Pacienti thotë pikërisht këtë, që ishte duke luajtur dhe papritur ka ndjerë një kërcitje dhe pastaj gjuri e ka lëshuar dhe nuk e ka mbajtur më. Shenja tipike e dëmtimit të ligamentit të gjurit është dhembja. Gjuri nuk ka atë që, shpeshherë ne mjekët ortopedë e themi, dalja e sirtarit anterior. Ky është arsyetimi që kërciri del përpara dhe gjuri nuk ka stabilitet, pra kur kërciri del si sirtari.

Çfarë duhet të ketë kujdes një sportist? Si mund të mbrohet?

Kjo është një traumë që ka një predispozitë të aktivitetit të njerëzve me masë muskulare jo të fortë. Pra, ajo që sugjerohet shpeshherë është forcimi i masës muskulare te pjesa muskulare, e cila krijon një stabilitet më të plotë të gjurit kur masa muskulare është më e plotë. Është një traumë sportive dhe sportisti nuk ka se çfarë kujdesi të ketë për të mos pësuar një traumë të tillë. Nuk ka ndonjë masa parandaluese për këtë problem. Edhe sportistët vetë e thonë që, nuk mund të bëhesh futbollist në qoftë se nuk ndotesh pak me blerimin e fushës apo me baltën e fushës. Po kështu nuk mund të jesh sportist pa pësuar trauma gjuri, në tërësinë e vet.

Këshilla në këtë rast është që, sapo të kuptohet që është dëmtuar gjuri, personi i dëmtuar duhet të drejtohet menjëherë te mjeku specialist?

Po, personi menjëherë duhet të paraqitet në një qendër ortopedike apo të kërkimeve sportive, të cilat ekzistojnë edhe në vendin tonë.

Në bazë të vizitës klinike dhe testit, kuptohet që në momentin e parë kur pacienti paraaqitet para mjekut ortoped, gjuri i tij është i enjtur, pacienti ka dhembje në palpacion ose në prekje, ka instabilitet në tekstet funksionale, qoftë të shenjave meningeale, qoftë të testeve të funksionalitetit të ligamenteve. Dhe në rastin e parë, me një traumë të freskët, ajo që vlen por që mund të duket pak jashtë temës, është që shikojmë ndërhyrje të tilla, jo mbajtja me qepë apo gjëra të tjera në kushte shtëpie.

A duhet dhënë një ndihmë e tillë në kushte shtëpie?

Ajo që duhet bërë është vendosja mbi një mbrojtëse, jo direkt në gju, pra mbi një pecetë apo mbi një peshqir të hollë, e akullit, i cili duhet mbajtur 20 minuta në çdo 3-4 orë dhe duhen pirë qetësues, analgjezikë. Por në asnjë mënyrë nuk duhet lënë me kaq. Kjo është ndihma e parë që jepet. Që të kuptojmë se çfarë ka ndodhur dhe si duhet trajtuar, duhet patjetër që të bëhet ekzaminimi te mjeku specialist ortoped.

Në pamjen e parë, kur gjuri është edematoz, pra i enjtur, nuk të lejon që të bësh testime, prandaj duhet një farë kohe, prej disa ditësh, në mënyrë që të ulet edema dhe pastaj të bëhet ekzaminimi i mjekut specialist për të bërë diagnostikimin e saktë. Nga ekperienca, them që rezonanca manjetike është ai ekzaminimin që i jep mundësinë mjekut specialist ortoped për të dhënë diagnozën e saktë dhe si rrjedhim, edhe trajtimin e saktë.

Të gjithë ata persona që janë ndeshur gjatë jetës me këtë problem, pra kanë pasur dëmtime në gjurin e tyre, çfarë duhet të kenë kujdes?

Të gjithë ata persona që kanë pësuar të tilla dëmtime, problem të parë kanë atë se çfarë do të bëjnë me dëmtimin që kanë pësuar. Fillinmisht ata dinë që kanë pësuar një dëmtim. Gjithashtu, për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre dhe për të mos u rënduar dëmtimi, duhet që ai të riparohet. Dëmtimi riparohet duke bërë një ndërhyrje, e cila quhet rikonstruksion i ligamentit kruciat. Rikonstruksioni i ligamentit kruciat, që është edhe trauma më e shpeshtë sportive që ndodh, bëhet nëpërmjet tri metodave: bëhet me nartroskopi, me evolucionin e shkencës; me metoda mini-invazive; bëhet nëpërmjet ligamentit patelar, tendinit patelar, ku merret 1/3 e ligamentit dhe riinserohet nëpërmjet instrumenteve të posaçme, të cilat bëjnë kalimin me një tunel prej pjesës së poshtme dhe në femur, me gjysmë tuneli. Kryesisht tek obezët dhe te meshkujt, të cilët kanë masë muskulare të madhe, preferohet ligamenti patelar. Pra, merret 1/3 e ligamentit që ka patela dhe inserohet. Pastaj riinserohet ligamenti kruciat nëpërmjet artroskopit.

Sa zgjat kjo ndërhyrje?

Nga përvoja jonë kirurgjikale në spitalin SALUS, theem se kjo ndërhyrje zgjat rreth 45-60 minuta. Te femrat, që nuk ushtrojnë aktivitete të mëdha të masës muskulare dhe janë më të lehta si pesha trupore, bëhet ndërhyrje me tendinin. Dy tendinët, semitendinozi dhe gracili, të cilët qepen dhe riformohet ligamenti i ri. Në këtë rast ka më pak inçizion për përgatitjen e ligamentit. Të dyja këto ndërhyrje që shpjegova, janë ndërhyrje mini-invazive. Por, ka më pak masë prerjeje për përgatitjen e ligamentit.

Ka edhe një metodë të tretë, ligamentet artificiale, të cilat në vitet e fundit, pothuajse nuk po preferohen sepse me kalimin e kohës krijojnë lëshime. Problemi qëndron se në Shqipëri nuk ka donatorë të ligamenteve, ndërsa në botë ka edhe përputhje të transplanteve nëpërmjet donatorëve. P.sh. ka persona, të cilët e kanë lënë amanet me testament të shkruar apo me gojë që, nëse pësojnë ndonjë aksident, organet e tyre trupore të dhurohen për transplante.

Flas nga Korça. Kam dhembje në gjurin e djathtë. Nuk mund ta përthyej. Tani këtë problem po e ndjej edhe në gjurin e majtë. Çfarë duhet të bëj?

Unë i këshilloj zonjës që, minimalisht, për shkak të problemeve që ajo ka me gjunjët, duhet të bëjë dy grafi në ngarkesë, siç i themi ne mjekët, në peshën trupore, dy grafi në dy projeksione. Pas kësaj shikohet nëse zonja ka problem të ngushtimit të hapësirës artikulare, ose e thënë në gjuhën popullore, nëse kockat kanë filluar që të fërkohen me njëra-tjetrën. Pra, gjuri nuk e ka më atë pjesën e amortizimit. Kur pjesa që mban gjurin fillon dhe konsumohet, ndodh ajo që ne i quajmë ndryshime artrozike, pra reduktim i hapësirës midis pjesës së kockës së kofshës dhe kërcirit, pra femurit dhe tibias. Pra kur kjo ngushtohet, reduktohet hapësira, siç i thotë populli, ka mungesë të lëngjeve. Në fakt ky problem është ngushtimi i hapësirës dhe ndryshime artrozike, të cilat shkaktohen si pasojë e sëmundjes së reumatizmës apo e ndonjë problematike tjetër që mund të ketë pacienti. Për këtë arye do të duheshin dy grafi dhe konsulta me mjekët specialistë, në mënyrë që të saktësohet diagnoza.

Nëse do të rezultojë që zonja nuk ka patologji kockore, nuk ka reduktim të hapësirës, duhet bërë një thellim diagnostik, të cilin e realizon rezonanca manjetike e gjurit. Zonja tha që problemi i ka nisur fillimisht te njëri gju, ndërsa tani ka filluar edhe gjuri tjetër. Gjuri i dytë fillon të vuajë për një arsye të vetme, sepse zonja duke ruajtur këmbën, gjuri i së cilës i dhemb më shumë, fillon ngarkojë dhe të stresojë këmbën me gjurin tjetër. Kështu që ato ndryshime që ka njëri gju, i kalojnë edhe gjurit tjetër, si pasojë e konsumimit dhe e ngarkesës në peshë, për efekt të funksionalitetit që ka.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen