Këndi i Ekspertit/ Si merret kompesimi i energjisë për prindërit me fëmijë invalid

Këndi i Ekspertit/ Si merret kompesimi i energjisë për prindërit me fëmijë invalid

Eksperti Fadil Kepi në emisionin Këndi i Ekspertit në Report Tv

Në emisionin “Këndi i Ekspertit” në Report Tv, të drejtuar nga gazetarja Valbona Mhilli, si çdo të premte, ka qenë i ftuar eksperti i problematikave të pensioneve, Prof. Dr. Fadil Kepi.

Në këtë emision Profesor Kepi ka sqaruar fillimisht problematikën që kanë shumë qytetarë që kanë dalë në pension në Shqipëri, por jetojnë jashtë.

Eksperti ynë ka sqaruar qytetarët se si duhet të veprojnë. Profesor Kepi u është përgjigjur edhe disa problematikave të tjera që kanë shtruar qytetarët me pyetjet e tyre live në Report TV.

Na shkruan zoti Preng Gjoka nga Mirdita, me banim në Bergamo të Italisë: “Babai im ka dalë në pension prej 6 muajsh dhe ka ardhur të banojë në Itali. Si mund ta marrë pensionin babai?”.

Shteti shqiptar u garanton pensionet në lekë të gjithë emigrantëve kudo që janë. Ai ka të drejtë që kur të vijë me pushime në vendin tonë, të tërheqë përnjëherë pensionin e tij për një periudhë 3-vjeçare, në Mirditë, në pikën e pagesës së pensioneve. Zotëria ka 6 muaj që ka dalë në pension dhe me rritjen e pensioneve që është bërë në muajin korrik, edhe atij i është shtuar pensioni. Njëkohësisht do t’i shtohet te pensioni edhe shpërblimi i Vitit të Ri. Gjithashtu do t’i shtohet edhe rritja e pensionit që parashikohet në buxhetin e shtetit për vitin 2019. Brenda 3 viteve ai do të vijë të marrë pensionin.

Sqaroj edhe emigrantët tanë të nderuar që banojnë në vende të tjera dhe që janë të interesuar për këtë problem. Brenda 3 viteve të vijnë vetë për të marrë pensionin. Në qoftë se nuk kanë mundësi të vijnë vetë, kanë të drejtë të autorizojnë një pjesëtar të familjes së tyre, i cili banon këtu në vendin tonë. Ky i afërm i tyre mund të tërheqë pensionin me anën e një autorizimi të noterizuar, me librezën e pensionit të fotokopjuar dhe të noterizuar dhe me fotokopjen e kartës së identitetit përsëri të noterizuar. Pastaj shumën e pensionit mund ta konvertojnë në dollarë ose në euro dhe t’ua dërgojë në vendin ku ata jetojnë.

Ka edhe një mënyrë tjetër. Personi mund të autorizojnë edhe Sigurimet Shoqërore që çdo muaj, pensionin në lekë t’ia kalojnë pranë një banke të nivelit të dytë.

Është fakt pozitiv që të gjithë pensionistëve në vendin tonë, brenda dhe jashtë vendit, gjithmonë pensioni u është garantuar në lekë. Nga viti 1990 kur ka filluar emigracioni dhe ne kemi aktualisht 1.700.000 persona në emigracion, të cilët nuk janë të gjithë pensionistë, por ata që kanë dalë në pension dhe jetojnë jashtë vendit, kur kanë ardhur në Shqipëri, pensionin e kanë pasur të garantuar në lekë dhe nuk ka ndodhur asnjëherë që t’u thuhet se nuk ka banka lekë. Për këtë duhet përshëndetur Instituti i Sigurimeve Shoqërore për marrëdhëniet korrekte dhe serioze që ka vendosur me bankat e nivelit të dytë pë garantimin e pensioneve në lekë nga fondet e sigurimeve shoqërore.

Kam dalë në pension në vitin 2015. Tani, aktualisht punoj në një ndërmarrje private dhe paguaj kontributet e sigurimeve shoqërore. Në qoftë se e lë punën këtu, ka efekt në pension?

Zonjë, ju keni dalë në pension në vitin 2015. Nga viti 2015 e në vazhdim ju keni marrë pensionin, kur janë rritur pensionet keni marrë edhe shtesat, kur është dhënë shpërblimi i Vitit të Ri e keni marrë edhe atë. Njëkohësisht keni marrë edhe rrogën në qendrën e punës dhe keni paguar edhe kontributet e sigurimeve shoqërore sepse keni zënë një vend të ri pune. Kur ju ta lini punën, nuk do të merrni shtesë mbi pension. Por, Këshilli i Ministrave po studion një variant tjetër që personat, të cilët kanë punuar mbi moshën e pensionit dhe kanë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore, të marrin një shtesë mbi pensionin. Në projekt është 2,4% për çdo vit që kanë punuar, por më saktë ne do ta sqarojmë kur të dalë vendimi i qeverisë.

Nënave që shoqërojnë fëmijët e sëmurë, a u njihet si vjetërsi pune?

Nënave, të cilat janë kujdestare të fëmijëve të lindur të sëmurë, ose që janë sëmurë para se të fillojnë punën, që janë sëmurë para se të fillojnë shkollën e mesme apo gjatë shkollës së mesme etj., d.m.th. para se të fillojnë punën, dhe mjekët në raportin e tyre mjekësor të Komisionit të Caktimit të Aftësisë për Punë, shkruajnë që ky person ka probleme dhe është paraplegjik ose tetraplegjik, sipas Vendimit të qeverisë nr. 326, të vitit 2009, u njihet vjetërsi pune për efekt pensioni. Por, nënave të tjera që u shërbejnë fëmijëve, të cilët janë të verbër, ende nuk u njihet vjetërsi pune. Shoqata e të Verbërve ka kërkuar pranë Këshillit të Ministrave që edhe këtyre nënave, të cilat u shërbejnë fëmijëve të verbër, t’u njihet vjetërsi pune. Këto nuk paguhen me fondet e Sigurimeve Shoqërore, por me fondet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale.

Jam pensionist nga Selenica e Vlorës. Kam punuar 46 vite në punë shteti. Kam dalë në pension në vitin 2006 dhe më janë njohur për pension 35 vite punë. Kam punuar në naftë 35 vite.

Zotërisë i dalin dy probleme. E para, edhe ata që kanë dalë në pension, por kanë punuar në naftë, në bazë të Ligjit nr. 8/2017, datë 2 shkurt të vitit të kaluar, pra kanë kaluar gati 21 muaj, kanë të drejtë të kërkojnë statusin e naftëtarit dhe të marrin pension shtesë. Asnjë nuk e ka marrë ende, por e drejta me ligj nuk u mohohet. Dhe unë mendoj që duke filluar nga dita e hënë, zotëria të interesohet pranë Sigurimeve Shoqërore për t’i bërë një kërkesë Komisionit Qendror të Statusit të Naftëtarit, që është në Ministrinë e Energjitikës.

Zotëria gjithashtu tha se ka punuar 46 vite dhe i janë njohur 35 vite. Nga viti 2006 e deri sot, të gjitha shtesat që janë bërë me vendime qeverie, ai ka të drejtë që t’i bëjë një ankesë ose të takojë personalisht Drejtoreshën e Sigurimeve Shoqërore në Vlorë, bashkë me librezën e pensionit. Të sqarohet se si ka qenë ligji në vitin 2006 dhe se si është tani. Më shumë se kaq nuk mund të them sepse duhet parë me kujdes dosja e tij e pensionit dhe dokumentet që ajo përmban.

Flas nga Tirana. Jam 64 vjeç. Kam gjithsej 24 vite punë, nga të cilat 12 vite kam punuar në kooperativë dhe 12 vite në punë shteti. Sa pension më takon?

Pra, vitin tjetër zotëria mbush 65 vjeç dhe për të përfituar pension të plotë i duhen 36 vite e 8 muaj punë gjithsej, qoftë në kooperativë, qoftë në shtet, edhe periudha kur ka qenë ushtar, edhe periudha kur ka qenë në asistencë. Zotëria ka 24 vite punë. Në qoftë se deri vitin tjetër, kur mbush moshën e plotë për daljen në pension, zotëria bën sigurime vullnetare ose sigurime si i vetëpunësuar në bujqësi në qoftë se zotëron tokë në qarkun ku banon, për 12 vite e 8 muaj, atëherë përfiton pension nga shteti. Në qoftë se vitin tjetër nuk i plotëson 36 vite e 8 muaj punë të siguruar, do të përfitojë pension kooperative. Pensioni i kooperativës ende është më i ulët se pensioni i shtetit, megjithëse qeveria herë pas here bën rritje pensionesh dhe përqindja e rritjes së pensioneve të kooperativës është më e lartë se përqindja e rritjes së pensionit të shtetit. Kjo bëhet me qëllimin që pensionet e kooperativës të barazohen me pensionet e shtetit. Zotëria bashkë me librezën e punës, me librezën ushtarake, duhet të shkojë në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore për t’u sqaruar më mirë e për të llogaritur saktë vitet e punës.

Në linkun Shqiptarja.com na shkruan një qytetar: “A bashkohen vitet e punës në Shqipëri me vitet e punës në Itali?”.

Aktualisht nuk njihen vitet e punës. E kam thënë edhe herë të tjera, që Presidenti, Zoti Ilir Meta, para disa muajsh ishte në Itali dhe me të drejtë e ngriti këtë problem në takimin që bëri me Presidentin e Italisë. Të dy presidentët ranë dakord që të ngarkojnë qeveritë e tyre përkatëse, që të përgatisin një marrëveshje të përbashkët midis dy vendeve tona, për njohjen e viteve të punës. Ka disa shtete me të cilat njihen vitet e punës, p.sh. Turqia dhe Gjermania. Por me dy shtetet, si Greqia dhe Italia ku ka më shumë shqiptarë të emigruar, nuk e kemi këtë marrëveshje për njohjen e viteve të punës. Qeveria jonë vazhdimisht e ka ngritur këtë problem dhe kryeministri Edi Rama e ka këtë çështje për diskutim në axhendën e bisedimeve që do të zhvillojë me kryeministrin grek. Kjo marrëveshje duhet t’u interesojë edhe Italisë e Greqisë sepse në Shqipëri ka shumë qytetarë italianë dhe grekë që zhvillojnë bizneset e tyre.

Na ka ardhur një mesazh në facebook, në adresën Këndi i Ekspertit: “Jam i verbër dhe jetoj bashkë me prindërit, të cilët dolën sivjet në pension dhe marrin pension të plotë. A u takon kompensim për energjinë elektrike? Unë si i verbër marr një kompensim. Babait tim nuk i gjejnë dot një vit e gjysmë pune në kooperativë. Si të veproj për t’ia gjetur dhe a përfiton ndonjë shtesë pensioni nëse ia gjejmë? Babai im ka marrë pjesë në vitin 1974, rreth dy muaj, në një paradë ushtarake. A përfiton për këtë ndonjë gjë shtesë?”.

Ka diferencime për kompensimin e energjisë elektrike. Në qoftë se ai është kryefamiljar dhe libreza e energjisë elektrike është në emrin e tij, sqaroj se sipas Vendimit të qeverisë nr. 404, të vitit 2012, kryefamiljarët që janë me statusin e të verbrit, si dhe ata që kanë statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, marrin kompensim të energjisë elektrike 2.000 lekë të reja në muaj. Babai nuk është paraplegjik dhe as i verbër. Babai do të marrë 648 lekë të reja në muaj, nëse fëmijët i ka të ndarë dhe nuk i ka në certifikatën e gjendjes familjare, në një familje. Përveç kësaj, të verbrit që kanë statusin e të verbrit dhe paraplegjikët e tetraplegjikët marrin edhe 1.000 lekë të reja nga shteti për telefonin fiks. Për sqarime më të hollësishme, i interesuari duhet të shkojë në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore. Tani babait nuk i njihen 1,5 vite pune. Në rast se babai ka punuar në kooperativë bujqësore nën moshën 16 vjeç, nuk i njihen, pavarësisht se është paguar. Në rast se ka qenë mbi 16 vjeç dhe nuk i gjenden, do të interesohet te Sigurimet Shoqërore. Së fundi, në qoftë se ai ka qenë ushtarak me rrogë i njihen vite pune, në qoftë se ai ka

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen