TIRANË- Angjecia Kombëtare e Mjedisit i ka kthyer përgjigje kërkesës së shoqërisë civile me nismën “ Qytetarët për Parkun”, mbi lejen mjedisore për ndërtimin e këndit të lojërave në parkun e Liqenit Artificial.

​Në përgjigjen e AKM-së, thuhet se nuk është aplikuar për leje mjedisore për projektin e Bashkisë së Tiranës. 

Por  AKM dhe Bashkia e Tiranës thonë që për këtë lloj ndërtimi ligji nuk parashikon një leje mjedisore. Julian Beqiri, drejtor i AKM-së i kontaktuar nga report TV, thotë: bashkia nuk ka leje mjedisore për punimet për këndin e lojërave, por kjo nuk ëhstë shkelje ligjore pasi nuk parashikohet të merret leje për ndërtimet e këndeve të lojërave.

Bashkia para se të fillonte punimet ka komunikuar me AKM dhe i është kthyer përgjigje, që nuk duhet leje mjedisore për këndin e lojërave. Përfaqësuesit e shoqërisë civile pretendojnë se bashkia në këtë rast ka shkelur ligjin.

akm per kendin e lojerave

akm per kendin e lojerave
(Përgjigjja e AKM-së për Shoqërinë Civile)


Redaksia Online
(u.s/Shqiptarja.com)