Pas një jave në Britaninë e Madhe do të mbahen zgjedhjet e parakohëshme dhe një grup muzikor britanik ka nxjerrë një këngë që akuzon kryeministren May si gënjeshtare.
Kënga nga gryupi “Captain SKA” është publikuara para 6 ditësh dhe është në krye të listës me këngët më të dëgjuara në iTunes gjatë kësaj jave.
Kënga e titulluar “Liar, Liar” (”Gënjeshtare, gënjeshtare”), ka arritur të lërë pas këngë të yjeve të muzikës si Ed Sheeran dhe Ariana Grande duke zënë vendin e parë në listën e këngëve të shkarkuara nga aplikacioni iTunes, shkruan skyNEWS.
Në këtë këngë, kritikohen shtrëngimet buxhetore të Partisë Konservatore me në krye kryeministren May, posaçërisht sistemin shëndetësor dhe nivelin e varfërisë në vend.
Në këngë dëgjohen vargjet si, “Ajo (Theresa May) është një gënjeshtare, është një gënjeshtare, Jo nuk mund t’i besoni asaj, jo, jo, jo, jo”.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA