Kënga 'Ale Ale' e vjedhur? Xhensila Myrtezaj: Unë nuk kam të drejtën e autorësisë, për mua një këngëtare serbe e fundit në listë

Kënga 'Ale Ale' e vjedhur? Xhensila Myrtezaj: Unë nuk kam të drejtën e autorësisë, për mua një këngëtare serbe e fundit në listë

Xhensila Myrtezaj

Xhensila Myrtezaj ka komentuar mbi këngën e këngëtares serbe, këngë e cila është e njëjtë me këngën e saj ‘ Ale Ale”. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ajo i ka dhënë fund fjalëve që qarkullojë se këngëtarja serbe Maya Beroviç i ka vjedhur të drejtat e autorit. Xhensila ka thënë se nuk e ka të drejtën e autorit në këtë këngë dhe po të ishte në zgjedhjen e saj, një këngëtare serbe do ishte n fund të listës për t’i shitur një këngë.

“Kam pasur komente të shumta mvi këngë “Ale Ale” e publikuar në versionin e gjuhës serbe nga një tjetër ‘Artiste”. Dua të njoftoj publikun tim që unë nuk kam asnjë të drejtë mbi autorësinë e këngës, përveç shftytëzimit online të projektit të versionit të publikuar nga ana ime! Kënga nuk është shitur nga unë dhe as nuk kam qenë në dijeni të këtij fakti. P.s Nëse do ishte për mua, Serbia ose një artiste serbe do ishte në fund të listës për t’i shitur një këngë, ose prodhim timin që e kam dashur kaq shumë”, shkruan këngëtarja Xhensila Myrtezaj në faqen e saj në instagram.

F.D/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!