Kënga e Xhensila Myrtezajt është vjedhur nga këngëtarja serbe Maya Beroviç, i njëjti titull dhe vijë melodike

Kënga e Xhensila Myrtezajt është vjedhur nga këngëtarja serbe Maya Beroviç, i njëjti titull dhe vijë melodike

Maya Berovic

Këngëtarja me origjinë serbe akuzohet nga fansat e Xhensila Myrtezajt se i ka vjedhur këngën kësaj të fundit. Bëhet fjalë për këngën “Ale Ale” e cila është publikuar këtë vit nga këngëtarjaDitën e djeshme këngëtarja serbe Maya Berović ka publikuar projektin e saj të ri, i cili ka të njëjtin titull dhe vijë melodike me këngën e Xhensilës. “Ale Ale” titullohet edhe këngë e re e këngëtares serbe Maya-s.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që një artist me origjinë serbe kopjon një projekt shqiptar. Edhe më herët, këngëtarët e huaj kanë vjedhur këngët e këngëtarëve shqiptar, siç është vjedhur edhe kënga e Noizyt në bashkëpunim me Loredanën, por që më pas u fshi nga youtube.  Nëse dikur artistët tanë akuzoheshin për kopjim të artistëve të huaj, sot në shumë raste kemi vënë re se ndodh e kundërta.

 

 

F.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë