Këngëtarët e viteve 2000 rrëfehen në ‘Esencë’: Kasetat i paketonim në shtëpi si makarona, i fusnin në koli dhe i çonim për shitje në dyqane

Dikur muzika kishte krejt të tjera nuanca dhe kaloi nëpërmjet disa epokave që shënuan në Shqipëri.  Vitet 2000 kanë qenë një periudhë shkëlqimi për një brez këngëtarësh që bënë muzikë në atë kohë. Ku janë sot ata dhe a bëjnë ende muzikë?

Sot në "Esencë" në një bisedë me tre prej tyre, Artan Kola, Shkëlqim Kola dhe Zaim Hasrama. Ata na sollën një perspektivë të kohës kur bënin muzikë dhe ishin yjet e videoklipeve të kohës. Por gjërat nuk kanë qenë aq të thjeshta sa fama dhe suksesi i tyre në atë kohë.

Ata tregojnë se kanë krijuar në kohë të vështira, ku nuk mungonte adhurimi i publikut por kushtet e të bërit muzikë nuk ishin më të mirat.

"Kemi bërë muzikë në errësirë-thotë Shkëlqim Kola i cili shprehet gjithashtu se në atë kohë muzika ka qenë e vërtetë e bërë me përkushtim.

Këngëtarët theksuan faktin që vlerat e muzikës janë zbehur me vitet dhe teknologjia i ka ndryshuar gjërat.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat