Muzika është padyshim gjuha e përbashkët e njerëzimit. Tingulli nuk ka nevojë të përkthehet thjesht të shijohet e trashëgohet. Këtë të fundit ka bërë edhe familja Lela, të rrallët mes artistëve që tingullin e kanë të përveçëm. Jo më kot gjerësisht ata njihen si “Dinastia Lela”, për kontributin dhe trashëgiminë me muzikën e cila i ka kaluar kufijtë.
Për rrugëtimin, historinë dhe traditat e ruajtura me fanatizëm erdhi në “Esencë ” Fatmir Lela njëri prej pjesëtarëve të grupit dhe familjes. Ai solli kujtimet e familjes që ka shkruar historinë e saj në traditën e muzikës shqiptare.
Me pasionin e jashtëzakonshëm mbartur dhe trashëguar nga i ati Mane Lela, Fatmiri dhe vëllezërit Myslymi, Ahmeti, Bilali, Çobani dhe Çeçoja.
Fatmiri erdhi në program bashkë me mbesën, Blertën si një dëshmi e trashëgimisë që ruhet në familje brez pas brezi. Bashkë luajtën në studio disa pjesë në instrument.
Fatmiri rrëfen fillimet me grupin dhe turneun e tyre dy vjeçar jashtë Shqipërisë, regjistrimin e një albumin në Paris dhe plot 42 albume të realizuara nga i vëllai Çobani si një trashëgimi 25-vjeçare.
Një lidhje e fortë me muzikën dhe talentet që vijnë prej saj në familje ndërsa ai kujton mes fotosh edhe koncerte me mbesën e tij ,ambasadoren e kulturës tonë në botë, artisten e xhazit Eda Zari.
Gjithçka çfarë Fatmiri dëshiron është që trashëgimia muzikore e familjes Lela të mbetet e gjallë mes brezash. Ndërsa ai vetë është ende aktiv duke kompozuar muzikë, siç ka bërë në 25 vitet e fundit.