Drake, një ndër reperët më të famshëm në të gjithë botën ka postuar për herë të parë një foto të djalit të tij.

Në foto shfaqet këmba e vogël e djalit 2-vjeçar me çorapet ku shkruhej "Unë të dua Babi".

Fotografia e rrallë vjen pas disa javësh, pasi Drake festoi ditëlindjen e dytë të Adonis në një festë shumë private.

Sipas "People", gjatë ditëlindjes Drake postoi një foto të ambjentit të dekoruar për ditëlindje dhe shkruajti "Gëzuar Ditëlindjen Mbret".

Që kur u bë baba, Drake ka ndarë shumë pak postime në media sociale për djalin e tij, të cilin e ka me ish-yllin e filmave pornografikë, Sophie Brussaux.

Drake në fillim e mohoi djalin e tij, por tani ka menduar që t’i qëndrojë afër.

Postimi i Drake