Këngëtari shqiptar braktisi muzikën për fenë islame: Më lejohet të marr 4 gra tani

Këngëtari shqiptar braktisi muzikën për fenë islame: Më lejohet të marr 4 gra tani

Fero

Këngëtari Fero, kohët e fundit ka lënë muzikën për t’iu dedikuar plotësisht fesë islame, ka dalë së fundi me disa deklarata të reja që kanë ngjallur diskutime në rrjetet sociale.

Në një video live në Tik Tok ai shprehet se dëshiron të martohet me më shumë se një grua.

Gjatë transmetimit, Fero dëgjohet duke thënë se i lejohet që të marrë katër gra, bazuar në besimin të cilit i përket tani.

“Është diçka që më lejohet dhe jam në një gjendje financiare të mirë për ta realizuar këtë”, ka thënë ai, duke theksuar se kjo dëshirë është e mundshme edhe për shkak të stabilitetit të tij ekonomik.

Të tilla pohime vijnë pas ndryshimeve të mëdha në jetën e Feros, pasi ai vendosi të largohej nga karriera e tij muzikore dhe t’i përkushtohej fesë myslimane.

Megjithëse ky vendim ka ngjallur debat në mesin e fansave të tij të mëparshëm, Fero duket i vendosur të ndjekë rrugën e re shpirtërore.

Deklarata e tij për martesën me më shumë se një grua ka marrë vëmendje të madhe në mediat sociale, ku njerëzit kanë shprehur mendime të ndryshme për këtë çështje.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Republika: 13/10/2024 11:15

    Ndoshta në botën arabe po, kurse në Kosovë e Shqipëri jo sepse nuk lejojnë poligaminë...ligji e Kombi përpara fesë...

    Përgjigju
  • Or tej: 13/10/2024 11:04

    Une kam vetem 1 edhe ma pruni shpirtin te hunda ndersa ti dashke 4 or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni