Këngëtarja Cardi B së fundmi i ka anuluar koncertet e saj pasi gjendja e saj shëndetësore nuk ishte aspak e mirë pas ndërhyrjeve kirurgjikale estetike. Ajo u akuzua se po justifikohet me shëndetin e saj, kur në fakt anulimi u bë pasi nuk ka shitje të biletave. Për të vërtetuar të kundërtën e akuzave ajo ka ndarë një foto në rrjetet sociale ku tregon gjendjen e saj.
‘Shikoi si ënjten këmbët e mia sa herë kam fluturime, e stomaku më fryhet edhe më shumë. Ja përse doktori më ka thënë t’i ndaloj shfaqjet e mia e jo për shkak se nuk ka shitje biletash’ shkruan në foton të cilën Cardi e ka publikuar së fundmi.
Ndërhyrjet e fundit i ka bërë në gjoks dhe të pasme.
Komento