Keni bërë plane për fundjavën? Merrni dhe çadrën me vete

 Keni bërë plane për fundjavën? Merrni dhe çadrën me vete

Rikthehen reshjet edhe era e fortë edhe këtë fundjavë. Për të gjithë që kanë bërë  plane  për fundjavën këshillohen që të marrin dhe një çadër me vete. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, dy ditët në vijim pritet të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, ku në veri dhe qendër mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës. 

Zonat bregdetare pritet të përfshihen edhe këtë fundjavë nga era e fortë, kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Kapriçot e motit vazhdojnë akoma duke u prishur planet pushuesve në bregdet, kujtojmë që edhe  në javën e kaluar ka pasur reshje të papritura edhe pse jemi në pikun e sezonit të verës.

Parashikimi i motit sipas Instituti të Gjeoshkencës:
Nesër (e shtunë, dt.03), në përgjithësi, priten reshje të dobëta. Në zona të kufizuara të qarqeve mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës, por më të mundshme në qarqet e veriut dhe në qendër, sidomos në zonat malore. 

Temperaturat:
Nesër  temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
bregdet: 22 / 31 °C
në vendet e ulëta: 24 / 34 °C
në vendet malore: 17 / 32 °C.

Era
 Nesër (e shtunë, dt.03) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në bregdet.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj