Keni ëndërruar të jeni princeshë? Pasi
të shikoni këto rregulla, do hiqni dorë

Keni ëndërruar të jeni princeshë? Pasi<br />të shikoni këto rregulla, do hiqni dorë
Të gjithë kemi dëshirë që të bëjme një jetë si mbretëresha. Por jo të gjithë e dinë e dinë se sa e vështirë është të bësh një jetë si pjestarët e familjes mbretërore. Aty ka disa rregulla shumë strikte të cilat duhet të zbatohen me shumë përpikmëri.
 
1- Minimuni duhet të mbajnë 6 korbë në Kullën e Londrës.
"Nëse Korbat lënë Kullën, mbretëria do të bjerë ...". Kjo është një ndër legjendat në Kullën e Londrës, për këtë arsye punonjësit kujdesen shumë mirë për to.
 
2- Ata nuk duhen të preken nga njerëz që nuk i përkasin familjeve mbretërore
Ky është rregulli që thyhet më shpesh nga familja mbretërore. Kjo edhe për shkak të pranisë së kamerave në aktivitete të ndryshme që i ka detyruar ata të takohen me persona që nuk ka “gjakun blu”.  
 
3- Nuk kanë të drejtë të votojnë
Aryeja kryesore se përse familjet mbretërore nuk votojnë është se ata mendimi i tyre mund të ndikojë në opinionin publik në mënyrë të padrejtë.
 
4- Ata nuk mund të mbajnë një post politik
Kjo për shkak se prania e tyre në një parti politike mund të çonte në zgjedhje të padrejta.
 
5- Nuk mund të luajnë lojën “Monopoly”
Sipas tyre kjo lojë nuk është e lejueshme të luhet në shtëpi pasi në disa raste mund të jetë e rrezikshme.
 
6- Ata nuk mund të hanë butak
Kjo më tepër se rregull, është një masë paraprake për të shmangur reaksionet alergjike ose helmimin nga ushqimi.
 
7- Ata kanë pozicione të caktuara në tryezë gjatë festave të ndryshme
Në bazë të gradave që ata kanë, janë të caktuara edhe vendet e anëtarëve të familjeve mbretërore për t’u ulur.
 
8- Ata nuk mund të jenë katolik (Roman Catholic)
Edhe pse ky ligj u ndryshua në vitin 2011 ku i ndalonte anëtarët e familjses mbretërore të martoheshin me një person të fesë katolike, ata vazhdojnë t’i qëndrojnë besnikë ndaj Kishës së Anglisë.
 
9-Veshjet e tyre nuk mund të dërgojnë mesazhe të paqarta
Familjet mbretësore nuk mund të dërgojnë mesazhe të paqarta. Prandaj veshjet e tyre duhet të jenë modeste dhe në modë.
 
10- Ata nuk duhet të veshin materialin e leshtë
Edhe ky rregull bënë pjesë te grupi i “rregullave që shkelin”. Ai është vendosur si i tillë nga Edward III, por me kalimin e kohës ajo është sfumuar.
 
11-Ata duhet të pranojnë dhurata në shenjë mirësjellje
Pavarësisht nga lloji i dhuratës, të gjithë anëtarët e familjes mbretërore duhet t’i pranojnë ato në shenjë mirënjohje . Më pas janë ata që zgjedhin se kë duhet të mbajnë dhe kë jo.
 
12- Ata nuk udhëtojnë së bashku
Ky ka qenë një rregull i përgjithshëm për trashigimtarët e drejtëpërdrejtë që të mos udhëtojnë në distanca të gjata. Por tashmë që këto udhëtime janë bërë më të sigurt atyre u lejohet të udhëtojnë së bashku.
 
13- Krishtlindjen kalohen gjithmonë së bashku
Tradicionalisht, anëtarët e familjes mbretërore kalojnë Krishtlindjet me njëri-tjetrin çdo vit. Megjithatë Kate Middleton këto Krishtlindje i festoi me familjen e saj. Kjo sipas zërave pa pëlqimin e mbretëreshës.
 
14- Ata nuk mund të hanë pasi mbretëresha të ketë mbaruar së ngrëni
Një rregull i artë në tavolinën e ngrënies së familjeve mbretërore. Ata duhet të ndjekin me vëmendje çdo lëvizje të mbretëreshës dhe më pas duhet të bëjnë ekzaktësisht si ajo. Nëse ajo ndalon së ngrëni, atëherë të gjithë të tjerët në tavolinë nuk duhet të vazhdojnë më. 


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla