Personat me grupet e gjakut A, B apo AB kanë rrezik më të madh nga sëmundja e zemrës sesa personat me grupin 0 (zero), kanë publikuar shkencëtarët amerikanë.
Sipas shkencëtarëve nga Universiteti i Harvardit, njerëzit me grupin e gjakut 0 (zero) kanë një mbrojtje natyrore nga sëmundjet e ndryshme të zemrës.
Shkencëtarët kanë zbuluar se personat me grupin AB të gjakut, që njëherësh është edhe grupi më i rrallë i gjakut, por me riskun 23 për qind më të madh që të pësojnë goditje në zemër, krahasuar me të tjerët.
Njerëzit me grupin B të gjakut rrezikojnë me 11 për qind, ndërsa ata me grupin A, deri 5 për qind se do mund të pësojnë goditje në zemër.
Shkencëtarët besojnë se grupi 0 i gjakut ka substanca të caktuara në gjak, të cilat ndihmojnë qarkullimin dhe zvogëlojnë mundësinë e problemeve në gjak.
Grupi A i gjakut ndërlidhet me nivelet e larta të kolesterolit të keq në gjak, derisa grupi AB i gjakut është më shumë i ekspozuar ndaj shfaqjes së pezmatimeve, të cilat kanë rol kyç në dëmtimin e arterieve.
“Njerëzit nuk mund ta ndryshojnë grupin e gjakut, por mund të ndryshojnë mënyrën e të ushqyerit apo të ruhen nga stresi e depresioni nëse mësojnë se janë persona me risk nga telashet me zemrën”, deklaroi profesori i Harvard, Lu Ki.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com