Ka disa gjëra që nuk duhet kurrsesi t’i harroni kur shkoni në plazh, pasi janë vërtet të domosdoshme.
1- Çanta e plazhit: I keni parasysh ato çantat e bukura plot ngjyra, të mëdha? Nxitoni ta blini, në kashtë ose plastike. Të thjeshtë, praktike dhe mbi të gjitha shumë të gjerë; Ajo është ideale për të mbajtur gjithçka ju nevojitet.
2- Peshqiri: Ai është gjëja e parë që duhet futur në çantë, thelbësor për të qëndruar në diell dhe tharë pas një dushi freskues. Më mirë në qoftë se është me mikrofiber, për shkak se është më i lehtë, zë më pak hapësirë dhe mbi të gjitha rëra nuk ngjitet lehtë.
3- Kremi i diellit: Dihet, një ditë në plazh mund të kthehet në një makth të dhimbshëm , duke iu skuqur trupin apo fytyrën nëse nuk përdorni krem kundra diellit. Zgjidhni një mbrojtje të mesme (15-20), por të mjaftueshme për t’u nxirë që mbron nga orët e kulmit diellor.
4- Vazelinë për buzët: Një shok besnik i kremit të diellit është vazelina e buzëve. Shpesh plazhet janë të ngrohtë, por me erë dhe era shkakton të çara të bezdisshme dhe të dhimbshme. Vazelina është një e mirë e domosdoshme edhe për të parandaluar daljen e herpesit në buzë.
5- Syzet e diellit: Syzet janë thelbësore, sepse ato shmangin shfaqjen e njollave të errëta të bezdisshme dhe mbrojnë lëkurën nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit shumë të forta. Megjithatë kujdesuni të mos i mbani ato gjatë gjithë kohës sepse do të nxiheshit me pulla.
6- Libri: Një libër i mirë, një fjalëkryq, një gazetë, një libër me quize dhe gjëagjëza. Zgjidhni atë që ju përshtatet dhe merreni me vete; kjo do ju ndihmojë të relaksoheni në mënyrë të këndshme dhe të kaloni kohën e pritjes për tu nxirë dhe të merrni ngjyrën aq shumë të dëshiruar pa e ndjerë.
7- Pijet: Orët e gjata të nxehta bëhen shumë më të këndshme me një pije të mirë të ftohtë gjatë tyre. Shmangni pijet e gazuara, të cilat nuk e shuajnë etjen dhe preferoni ujin e freskët, çajin (çaj sidomos jeshile) dhe lëngje frutash ose të shtrydhur.
8- Ushqime të freskëta: Në sanduiçin e zakonshëm zëvendësoni me ushqime të freskëta, fruta dhe perime. Një oriz i mirë i ftohtë me perime për drekë, një frut i shijshëm, ose një sallatë frutash për meze të lehtë dhe kaq ishte. Veçanërisht freskuese janë ananasi, bostani dhe mollët që përmbajnë sasi të mëdha uji.
9- Dyshekun: Ai është një domosdoshmëri, sepse e bën me siguri pushimin tuaj më të butë dhe banjot tuaja më relaksuese. Gjithashtu i shkëlqyer është edhe jastëku që fryhet, sidomos për ata që ndjejnë dhimbje dhe parehati ndërsa rri me orë të tëra shtrirë nën diell.
10- Raketat: Veçanërisht nëse jeni të shoqëruar, dhe e keni kaluar moshën e kështjellave në rërë, raketat janë mënyra më e mirë për t’u argëtuar së bashku. Ato ju lejojnë të kombinoni ‘biznesin me kënaqësinë’ dhe të bëni pak sport të shëndetshëm ndërsa argëtoheni.