Na ndodh shpesh që pasi kemi mbaruar së ngrëni të kemi sërish uri pas disa minutash. Mos u shqetësoni, nuk ka të bëjë me ju. Sipas disa studimeve kjo ka të bëjë me ushqimet që hamë, pasi ka disa lloj produktesh që na bëjnë të ndjejmë uri.

Buka e grurit: E pasur me glicemnië ajo shkakton çrregullim të sheqerit në gjak, duke ju bërë të ndiheni të uritur. Nëse doni ta shmangni këtë atëherë bëni mirë ta zëvendësoni bukën e grurit me bukë elbi, thekre apo misri.

Orizi i bardhë: Orizi i bardhë ka karbohidrate të thjeshta që kthehen shpejt në sheqer duke iu bërë të uritur përsëri. Prandaj në vend të orizit të bardhë përdorni atë kaf.

Pijet me gaz: Janë të pasura e të mbushura me sheqer, i cili aktivizon në tru shqisat e të shijuarit dhe sjell nevojën e konsumit.

Çokollatat:Ashtu si edhe pijet me gaz, janë tepër të pasura me sheqer. Krijojnë ndjesinë e ngopjes momentale dhe të shtojnë urinë.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com