KENIA- Vazhdon aksioni i policisë dhe ushtrisë në Kenia në qendrën tregtare “Westgate” Brenda së cilës ndodhen ende një numër militantësh dhe pengje që prej ditës së djeshme.
 
Ministri kenian i Brendshëm tha për mediat se tashmë ka shkuar në 59 numri i viktimave dhe 175 njerëz kanë mbetur të plagosur. Brenda qendrës tregtare mendohet se ka rreth 10-15 militantë të grupit ekstremist somalez “Al Shabaab”, si edhe të paktën 30 pengje.
 
Rreth 1 mijë njerëz janë nxjerrë jashtë gjatë operacioneve të forcave të sigurise të cilët përparojnë ngadalë brenda qendrës tregtare.
 
Sulmi mbi qendrën tregtare nisi dje kur një grup njerëzish të armatosur sulmuan me granata dhe armë automatike dhe nisën të shtien mbi turmën e blerësve dhe punonjësve të qendrës më luksoze tregtare të Nairobit.
 
Shumë shtetas perëndimore kanë qenë në ato momente në qendër, por ministri i Brendshëm tha se ende nuk ka shifra të sakta për të vrarët apo të plagosurit mes qytetarëve të huaj.
 
“Al Shabaab” është një grup ekstremist islmik që vepron në Somali, ku Kenia ka dërguar trupa ushtarake pikërisht për të ndihmuar qeverinë somaleze në luftën kundër “Al Shabaab”.

ORA 13:15 SULMI I QENDRES TREGTARE, ARRIN NE 59 NUMRI I TE VDEKURVE
Militantët e “Al Shabaab” mbajë rreth 30 pengje brenda qendrës tregtare “Westgate” sipas një raportimi të “CNN”, i cili citon qeverinë keniane dhe burimet diplomatike perëndimore.
 
Zyrtarë të qeverisë thanë se numri i të vdekurve ka arritur në 59 dhe 175 të tjerë të plagosur. Zyrtarën besojnë se në këtë sulm janë të përfshirë 10-15 persona.
 
Zëdhënësi Manoah Esipisu deklaroi: “Dimë që ata ishin të shpërndarë nëpër ndërtesë”. Ai gjithashtu tha për CNN se ata tashmë ishin izoluar diku nëpër ndërtesë.
 
Redaksia Online
(e.e.s/shqiptarja.com)