KENIA - Në Kenia po zhvillohen zgjedhjet e para presidenciale, që nga hyrja në fuqi e kushtetutës së re të cilat janë konsideruar më të rëndësishme në historinë e saj.

Zgjedhjet e mëparshme në vitin 2007 përfunduan në dhunë masive mes grupeve rivale etnike, si pasojë e së cilës humbën jetën më shumë se një mijë persona.

Pretendentët kryesorë për postin e Presidentit janë Kryeministri aktual Raila Odinga dhe Uhuru Kenyatta, djali i i Presidentit të parë të vendit, Jomo Kenyatta.

Gjykata Penale Ndërkombëtare akuzon Uhuru Kenyatta-n për organizimin e trazirave në vitin 2007, por politikani i ka hedhur poshtë këto akuza duke deklaruar si i pafajshëm.

Gjithashtu këto zgjedhje kanë shënuar edhe shpërthimet e para të dhunës. Mediat e huaja raportojnë se 15 persona u vranë gjatë dy sulmeve mbi policinë, që autoritetet i përshkruan si sulme terroriste.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)